HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2014-05-11 18:50:22
A+ A- Printo artikullin



Françesku: bezdisini meshtarët e ipeshkvijtë, që të jenë barinj të mirë



Bezdisini barinjtë tuaj, që t’ju prijnë mirë, t’ju japin qumështin e doktrinës e të hirit”. Është nxitja e Papës Françesku drejtuar besimtarëve, pas Meshës për shugurimin e 13 meshtarëve të rinj, gjatë lutjes së Mbretëreshës Qiellore, kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit. Ati i Shenjtë nënvizoi se sot të shumtë janë ata, që tregohen të gatshëm të na ‘shërbejnë’ si barinj të jetëve tona. Por vetëm Jezusi është i vetmi bari, që jep jetën e pasosur.
Më pas u drejtoi një përshëndetje të posaçme nënave, në ditën, që u kushtohet.RealAudioMP3

Dhembshuri, dashuri e dhurim, për të pasur jetën me begati. Këtë gjejmë në lidhjen që Jezusi, Bariu i Mirë, për të cilin flet Ungjilli i së dielës, ka me dishepujt e vet. E pikërisht kjo lidhje, nënvizoi Papa Françesku, është modeli i marrëdhënieve ndërmjet të krishterëve e edhe i të gjitha marrëdhënieve njerëzore:
Shumë, edhe sot, ashtu si në kohët e Jezusit, paraqiten si ‘barinj’ të jetëve tona; por vetëm i Ngjalluri është bariu i vërtetë; na jep jetë me begati. I ftoj të gjithë të kenë besim tek Zoti, që na prin. E jo vetëm na prin, por edhe na shoqëron, ecën me ne. Ta dëgjojmë me mendje e zemër të hapur Fjalën e Tij, për ta ushqyer fenë tonë, për ta ndriçuar ndërgjegjen tonë e për t’i ndjekur mësimet e Ungjillit”.
Papa u kërkoi besimtarëve t’i ndihmojnë ipeshkvijtë e meshtarët, që të jenë barinj të mirë. Shtytjen e mori nga një shkrim i Shën Çezarit të Arles, i cili e krahason popullin e Hyjit me një viç qumështor, që ka uri e dëshiron të thithë qumështin e lopës, nënës së vet, e cila, me sa duket, nuk do ta lëshojë:
“E ç’bën atëherë viçi? Troket me turi në thithkën e lopës, që të vijë qumështi. E bukur, kjo figurë! Kështu edhe ju, thotë shenjti, duhet të jeni me barinjtë: të trokisni gjithnjë në portën e tyre, në zemrën e tyre, që t’ju japin qumështin e doktrinës, qumështin e hirit, qumështin e drejtimit’. Ju kërkoj, e ju lutem, t’i bezdisni barinjtë, t’i trazoni barinjtë, të gjithë ne, barinjtë, që t’ju japim qumështin e hirit, të doktrinës e të drejtimit. Të na bezdisni!”.
Duke i përngjarë Krishtit, tha Papa, nësa kujtonte Evangelii Gaudium, çdo bari nganjëherë do të prijë para, për t’i treguar rrugën e për t’i dhënë shpresë popullit; herë tjetër do të rrijë ndërmjet të gjithëve me afërsinë e tij të thjeshtë e të mëshirshme, e, në rrethana të tjera, do t’i duhet të ecë pas popullit, për t’i ndihmuar ata, që kanë mbetur mbrapa. E Ati i Shenjtë uroi …:
“që të gjithë barinjtë të jenë kështu! Po ju, mërzitini barinjtë, që t’ju japin drejtimin e doktrinës e të hirit”.
E, në Ditën botërore të lutjes për thirrjet, Papa nënvizoi se thirrja për ta ndjekur Jezusin është entuziaste e, njëkohësisht edhe impenjative. Që të realizohet, shtoi, është e nevojshme gjithnjë të hysh në miqësi të thellë me Zotin, për të mundur, kështu, të jetosh me Të e në Të:
“Të lutemi për të rinjtë; ndoshta këtu, në Shesh, është ndonjë, që e dëgjon këtë zë të Zotit, i cili e thërret për rrugën e meshtarisë: të lutemi për të, nëse është këtu, e për gjithë të rinjtë, që janë kështu”.
Në çastin e përshëndetjeve drejtuar shtegtarëve, ardhur si zakonisht me shumicë, Papa theksoi posaçërisht një nismë, kushtuar Ungjillëzimit të ri:
“Përshëndes Bashkësinë Neokatekumenale, që këto të diela të Kohës së Pashkëve, po e çon kumtin e Krishtit të ngjallur në 100 sheshe të Romës e në shumë qytete të botës. Zoti ju dhëntë gëzimin e Ungjillit. E shkoni përpara ju, që jeni të zotët”.
Më pas Papa përshëndeti të gjithë fëmijët e të rinjtë, që marrin këto ditë Kungimin e Parë dhe i ftoi të tërë të luten në mënyrë të posaçme, për të gjitha nënat, në ditën që u është kushtuar:
Ju ftoj t’i kushtoni një kujtim të bukur e një lutje të gjitha nënave. T’i përshëndesim nënat! T’ia besojmë Nënës së Jezusit; ta lusim Zojën e Bekuar për nënat tona e për të gjitha nënat (Falemi Mari). Një përshëndetje madhështore nënave! Një përshëndetje madhështore!”.








Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama