HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-05-21 15:06:33
A+ A- Printo artikullin



Kampionati Botëror 2014: nga Vatikani, mobilizim kundër trafikut të njerëzve



Të krishterët, e jo vetëm ata, të mobilizohen për ç’rrënjosjen e trafikut të njerëzve. Kjo është thirrja e fushatës së “Talitha Kum”(Ngrehu e ec), që nisi në përkim me Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil. “Talitha Kum” është emri i Rrjetit Ndërkombëtar të Jetës Regulltare kundër Trafikut të njerëzve, në të cilin përfshihen murgesha e rregulltarë nga e gjithë bota. Nisma e Brazilit, me titull “Luaj për jetën, denonco trafikun”, u paraqit dje në Vatikan. Të gjithë rregulltarët, të mbështetur nga laikët, do të impenjohen në 12 qytete braziliane kundër shfrytëzimit të njerëzve, aktualisht, biznes i frytshëm, që ia kalon edhe tregtisë së drogës. Përfshihen në të 21 milion vetë në të gjithë planetin e trafikantët administrojnë një xhiro prej 32 miliard dollarësh. Ngjarjet e mëdha si Kampionati Botëror e rrisin rrezikun e shfrytëzimit. Kur zhvillua në Afrikën e Jugut, u vërejt se trafiku i njerëzve u rrit me 40%. Por të dëgjojmë Prefektin e Kongregatës për Institutet e jetës së shuguruar e Shoqëritë e jetës apostolike, kardinalin Zhoao Braz de Aviz:RealAudioMP3
“Rregulltarët dhe rregulltaret ndodhen në të gjithë botën e impenjohen në mision në mesin e të varfërve, prekin me dorë poshtërimin, vuajtjen dhe trajtimin çnjerëzor të grave, burrave e fëmijëve të këtyre skllavërive moderne. Ftesën ua drejtojmë të gjithëve! T’i bashkojmë forcat për të shpëtuar më të pambrojturit nga kjo skllavëri e trafikut, sepse ‘askush nuk përjashtohet nga gëzimi, që sjell Zoti’. Kjo është arsyeja më e thellë e Fushatës, që filluam zyrtarisht më 20 maj”.
Padrejtësitë, shtypjet e mizoritë ndaj të afërmit na e mbushin zemrën me indinjatë dhe na nxisin të veprojmë, deklaron motër Carmen Sammut, presidente e Bashkimit Ndërkombëtar të Eproreve të Përgjithshme:
Human trafficking is unfortunately one of the most hideous …
“Trafiku i njerëzve është një nga krimet më të frikshme të kohës sonë. Ky krim na takon edhe ne – burra e gra – që nuk qëndrojmë indiferentë para vuajtjeve të të afërmit. Vërtet, edhe një grua e vetme, një fëmijë i vetëm, një burrë i vetëm i shitur si skllav, sot, konsiderohet nga shumica si jetë e humbur. E megjithatë, mjerisht, ky krim është i pranishëm kudo, sepse fitimet që vijnë prej tij janë të jashtëzakonshme. Duhet t’i ndërgjegjësojmë njerëzit për atë që ndodh kur ka ngjarje të mëdha botërore si Kupa e Botës e FIFA-s; duhet ta dinë sa vuajnë viktimat e këtij trafiku”.
Deri tani, rregulltarët kanë kontaktuar FIFA-n, e cila nuk ka mbajtur qëndrim ndaj problemit. Cilat janë rreziqet në Brazil? Qeveria federale ka marrë masa, por vendi përbëhet nga disa shtete, ku është e vështirë të zbatohet një ligj kombëtar. Flet për ne motër Gabriella Bottani, komboniane, që prej dhjetë vjetësh në vendin amerikanojugor, koordinatore e rrjetit brazilian “Thirrje për Jetën”:
“Në Brazil, shqetësimi më i madh ka të bëjë me rritjen e shfrytëzimit të prostitucionit të të miturve, por vështirë të thuhet sa mund të shtohet. Këtë javë u miratua një ligj, që e përkufizon shfrytëzimin e prostitucionit të të vegjëlve si krim ‘të rëndë’, pra e rëndon fajin e trafikantit para gjyqit. Për ne është fitore, do të thotë se lëvizja, që po organizojmë po sjell fryte të rëndësishme, të cilat nuk vlejnë vetëm për Kampionatin Botëror të Futbollit”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama