HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-05-27 15:42:14
A+ A- Printo artikullin



Kalendari i kremtimeve të ardhshme të Papës



Udhëtimi apostolik në Korenë e Jugut, dy vizitat baritore në Itali, në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut, janë angazhimet që spikasin më shumë në agjendën verore të Papës Françesku, ndër ato që njoftoi zyrtarisht mjeshtri i Kremtimeve papnore, Imzot Guido Marini.
Më 8 qershor, Papa do të kremtojë në orën 10, në Shën Pjetër, Meshën e Rrëshajëve, ndërsa të enjten, më 12 qershor, gjithnjë në orën 10, do të kryesojë mbledhjen e Koncistorit për disa Çështje për Kanonizim. Të enjten në vijim, më 19, para Bazilikës së Shën Gjonit në Lateran, Papa do të kremtojë meshën solemne të Korpit të Krishtit, pas të cilit do të vijojë procesioni tradicional drejt Shën Marisë së Madhe dhe bekimi eukaristik.
Dy veprimtaritë e fundit të qershorit do të jenë më 21, udhëtimi në Cassano All’Jonio, për vizitën baritore në qytezën kalabreze, dhe më 29, kremtimi i meshës për festën e Shën Pjetrit e Palit në bazilikën e Vatikanit, në orën 9.30, gjatë së cilës Papa do t’u dorëzojë Paliumin kryeipeshkvinjve të rinj metropolitë.
Takimi i vetëm për muajin korrik është ai i datës 5, me vizitën baritore në Campobasso dhe Isernia, pastaj kalendari shkon në gusht, kur më 13-18 Papa Françesku do të shkojë në Korenë e Jugut për udhëtimin e tretë apostolik, kushtuar kryesisht pjesëmarrësve në ditën e gjashtë të Ditës Aziatike të Rinisë, që do të zhvillohet në Daejeon.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama