HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Udhëtimet apostolike  >  2014-05-28 14:33:08
A+ A- Printo artikullin



Toka Shenjte - Tabelë kronologjike



Periudha biblike (para Krishtit)
1.850 Mërgimi i Abrahamit nga Ur
1.630 Zbritja e hebrenjve në Egjipt
1.230 Heksodi nga Egjipti
1.200 Pushtimi i Kanaan
1.000 Mbreti David e bën Jeruzalemin kryeqytetin e tij
970 Mbreti Salomon
968 Ndërtimi i Tempullit të Jeruzalemit
586 Rrënimi i Jeruzalemit
535 Rikthimi nga internimi
515 Rindërtimi i Tempullit të Jeruzalemit

Periudha helenistike
305 Aleksandri i Madh në Jude
168 Antioku Epifan pushton Jeruzalemin; themelon fortesën e Akrës
Periudha makabaike e asmonease
165 Juda Makabe çliron Jeruzalemin
141 Pavarësia e Judesë dhe rrënimi i Akrës

Periudha romake
63 Fundi i pavarësisë judaike; Pompeu pushton Jeruzalemin
37 Herodi i Madh, Mbret i Judesë

Epoka kristiane
1 Viti 754 i Romës: fillimi i epokës së krishterë
14 Vdekja e Augustit Perandor
26-36 Ponci Pilat prokuror
rreth 30 Kryqëzimi dhe vdekja e Jezusit
66-70 Rebelimi i judenjve kundër romakëve
70 Titi rrënon Jeruzalemin
132 Adriani themelon Aelian kapitoline mbi rrënojat e Jeruzalemit
313 Konstandini shpall lirinë e krishterimit
326 Shën Helena viziton Palestinën (335: kushtimi i Bazilikës së Varrit të Shenjtë)
395 Ndarja e Perandorisë në atë të Lindjes të Perëndimit

Periudha bizantine
Lartimi i ipeshkvnisë së Jeruzalemit në Seli Patriarkale
460 Perandoresha Eudoksia vdes, pas ndërtimit të shenjtëroreve e rindërtimit të qytetit
614 Persiani Kosroe pushton Palestinën
628 Perandori Herakliu ripushton Palestinën

Periudha arabo-myslimane
622 Shtegtimi i Muhametit nga Meka në Medinë(Yathreb)
Viti zero i epokës islamike (Hegira)
636 Arabët pushtojnë Palestinën
661 Kalifati i Omajadeve (kryeqytet Damasku)
750 Kalifati i Abasidëve (kryeqyet Bagdadi)
969- 1100 Kalifati Fatimít (kryeqytet Kairo)
1009 Kalifi Fatimít Al-Hakim, themelues i drusëve, rrënon Varrin e Shenjtë
1045 Restaurimi i madh i Bazilikës së Varrit të Shenjtë
1070 Pushtimi i selxhukëve në Palestinë

Periudha e kryqëzatave
1099 Kryqëzata I: Gofredi di Buglione pushton Palestinën
Nis Mbretëria latine e Jeruzalemit
1147 Kryqëzata II
1149 Saladini pushton Jeruzalemin
1188 Kryqëzata III
1193 Kryqëzata IV-V
1228 Kryqëzata VI
1244 Mongolët pushtojnë Palestinën
1248 Kryqëzata VIII
1291 Fundi i Mbretërisë Latine të Jeruzalemit

Periudha e mamelukëve
1335 Mbreti Robert i Napolit fiton Çenakullin e Shenjtë për fretërit e vegjël
1342 Themelimi juridik i Rojtarisë së Tokës Shenjte
1487 Hebrenjtë e dëbuar nga Spanja strehohen në Palestinë

Periudha otomane
1516 Sulltani otoman Selimi I pushton Palestinën
1595-1634 Faheredini II, Emir i Malit të Libanit e Princ i Galilesë
1799 Napoleon Bonaparti në Palestinë
1831 Muhamed Ali e Ibrahim Pasha i Egjiptit pushtojnë Palestinën
1841 Otomanët shtien rishtas në dorë Palestinën
1847 Rindërtimi i Patriakatit Latin të Jeruzalemit
1898 Theodor Herzl viziton Palestinën
1909 Themelimi i Tel Avivit (në rrethinat e Jafës)
1914 Lufta I Botërore

Periudha britanike
1917 Deklarata e Balfurit për hebrenjtë e Palestinës (2 nëntor)
1917 Aletatët pushtojnë Palestinën
1920 Administrata civile britanike e Palestinës (Mandati Britanik)
1921 Rikthimi i hebrenjve në Palestinë; ndeshjet e para me arabët palestinezë
1939 Libri i Bardhë mbi Palestinën: kufizimi i emigrimit
1947 Komisioni special i Kombeve të Bashkuara në Palestinë

Nga 14 maji 1948
1948 Fundi i Mandatit Britanik: Shpallja e Shtetit të Izraelit (14 maj): “Naqba” (katastrofë) për palestinezët: Lufta I arabo-izraelite
1949 Armëpushimi i Rodit (shkurt)
1956 Lufta II arabo-izraelite (Fushata e Suezit)
1967 Lufta III arabo-izraelite (e gjashtë ditëve): Izraeli pushton pjesën arabe të Jeruzalemit dhe Çisjordaninë, përveç Sinait dhe lartësive të Golanit
1973 Lufta IV arabo-izraelite (Yom Kippur)
1979 Marrëveshja e Camp David: paqja ndërmjet Izraelit e Egjiptit
1980 Knesset e shpall Jeruzalemin e bashkuar “kryeqytet i amshuar” i Izraelit. Dënimi nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
1988 Fillimi i Intifadës në territoret e pushtuara nga Izraeli në ’67-tën
1991 Konferenca e Paqes për Lindjen e Mesme, në Madrid (30 tetor)
1993 28 gusht: marrëveshjet e Oslos ndërmjet Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës, në përfundim të bisedimeve të fshehta me ndërmjetësimin norvegjez.
30 dhjetor: nënshkrimi i “Fundamental Agreement”, që rregullon marrëdhëniet ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Izraelit
1994 3 mars: marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë e Jordanisë
15 qershor: marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Izraelit
25 tetor: kontaktet të vazhdueshme e zyrtare ndërmjet Selisë së Shenjtë e OLP.
Tetor: nënshkrimi i paqes ndërmjet Izraelit e Jordanisë
1997 Nënshkrimi i marrëveshjes mbi personalitetin juridik të Institucioneve katolike ndërmjet Selisë së Shenjtë e Shtetit të Izraelit
2000 Nënshkrimi i “Basic Agreement” ndërmjet Selisë së Shenjtë e OLP (15 shkurt)
Shtegtimi Jubilar i Gjon Palit II në Tokën Shenjte (20-26 mars)
2009 Shtegtim i Benediktit XVI në Tokën Shenjte (8-15 maj)2014 Shtegtimi i Françeskut në Tokën Shenjte (24-26 maj)




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama