HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Bamirësi dhe solidaritet >  2014-05-29 15:28:06
A+ A- Printo artikullin



Afrika Qendrore: sulmohet kisha në Bangui, të paktën 15 të vdekur



Kthehet frika në Afrikën Qendrore. Pas një periudhe, që dukej paqësore, dje pasdite disa njerëz të armatosur kanë sulmuar me granata Kishën e Zojës së Fatimës, në periferi të kryeqytetit Bangui, duke vrarë të paktën 15 vetë, ndër të cilët edhe një meshtar. Duket se forcat sulmuese kanë marrë peng edhe disa besimtarë. Në lidhje me gjendjen në kryeqytet, Radio Vatikani intervistoi meshtarin afrikanoqendror don Mathieu Bondobo.RealAudioMP3

Ky lajm është vërtet i trishtueshëm dhe i rëndë. Në fillim kemi bërë ç’mos për të thënë se ky konflikt është politik dhe jo fetar, por fakti që kanë sulmuar një famulli në këtë mënyrë, me qëllim, na tremb, sepse është një e dhënë e rëndësishme, që tregon se konflikti po bëhet gjithnjë e më shumë fetar. E kjo na ndihmon për të thënë se ne, bashkësitë fetare, duhet të hapim sytë, që të mos na përdorin politikanët, sepse mjafton pak për të rënë në këtë kurth. Populli ka bashkëjetuar gjithmonë me fetë e ndryshme, që i përkasin, prandaj nuk mund të fillojmë të luftojmë sot. Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm, për t’i shmangur këto kurthe. E përsëris, me çfarë ka ndodhur, nuk duhet shumë për të rizgjuar hakmarrjen në zemrat e njerëzve...
Pse ndodhi ky sulm?
Nuk i kam idetë e qarta për arsyet, për shkaqet e këtij sulmi, por duhet thënë se kjo famulli – Zoja e Fatimës – si të gjitha famullitë e kryeqytetit, të Banguit, është bërë vendi i mikpritjes, prandaj të gjithë njerëzit, që nuk ndjehen të sigurt, kanë gjetur strehë brenda kishës: kjo është një gjë e rëndë. Pra, kjo kishë, sikurse të gjitha famullitë e kryeqytetit, pret shumë njerëz, por Kishat nuk janë të mbrojtura! E këtu dëshiroj t’u drejtoj një thirrje institucioneve ndërkombëtare, që t’i hapin sytë: një famulli në mbështetje të paqes, që pret shumë njerëz, të cilës nuk i jepet mbrojtje... nuk është normale. E, kështu, ndër viktimat, ka shumë vetë, kryesisht të krishterë, por patjetër edhe të tjerë, që nuk ndjehen të qetë në lagjet e tyre dhe janë strehuar më thellë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama