HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-05-29 14:07:56
A+ A- Printo artikullin



Toka Shenjte. Kardinali Raji, palestienzëve: mos i shisni tokat



Patriarku i Antiokisë së maronitëve, Beçara Butros Raji, i cili këto ditë vazhdon të qëndrojë në Palestinë e Izrael, pasi mori pjesë në shtegtimin e Papës Françesku, i fton të krishterët e Tokës Shenjte të mos i shesin tokat e të mos emigrojnë. Gjatë meshës së kremtuar në famullinë katolike të Zojës së Fatimës, pranë Betlehemit, Patriarku u premtoi se do t’i ndihmojë në përballimin e sfidave e të sakrificave, që kërkon qëndrimi në Viset e Krishtit, për ta dëshmuar Atë.
Të dielën e kaluar, Patriarku Raji u takua me presidentin palestinez Mahmud Abas, i cili i dha çmimin “Ylli i Jeruzalemit”, më i larti që jep Palestina. Motivacioni: “për guximin që tregoi, duke ardhur për vizitë në Tokën Shenjte”. Patriarku është kreu i parë fetar libanez, që hyn në Izrael, që prej vitit 1948, vit i themelimit të Shtetit hebraik. Në Liban pati kritika kundër tij, pasi vendosi të shkojë në një vend, me të cilin nuk është nënshkruar kurrë paqja, pas konflikteve të dhjetëvjeçarëve të kaluar. Kardinali deklaroi se Toka Shenjte është rajoni, ku i ka rrënjët krishterimi e se në Izrael jetojnë 11 mijë të krishterë maronitë. Patriarku Raji ka vizituar famullinë maronite të Jafës, manastirin e Latrunit në Jeruzalemin Lindor, ndërsa në fund të javës, do të takohet me bashkësitë libaneze, të pranishme në Galile.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama