HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-06-05 11:41:42
A+ A- Printo artikullin



Papa Françesku do të shkojë për vizitë në poliklinikën “A. Gemelli” më 27 qershor



Papa Françesku do të vizitojë poliklinikën universitare “Agostino Gemelli”, në Romë, më 27 qershor, festa e Zemrës së Krishtit, të cilës i kushtohet Universiteti Katolik. Lajmin e dha Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, në një letër drejtuar kardinalit Angelo Scola, kryetar i insitutit Toniolo, me rastin e ditës së nëntëdhjetë për Universitetin Katolik.
“Përballë skenarëve, ku nuk mungojnë rreziqet dhe pasiguritë as për botën e të rinjve – lexohet në mesazh – Ati i Shenjtë u bën thirrje të gjithëve të bashkëpunojnë për rritjen dhe përforcimin e Universitetit Katolik të Zemrës së Krishtit, në gjirin e të cilit kanë lindur realitete me rëndësi parësore për të mirën e përbashkët, siç është edhe Poliklinika “A. Gemelli” e fakultetit të Mjekësisë dhe Kirurgjisë, që prej pesëdhjetë vjetësh ndihmon të sëmurët, me nivelin e lartë shkencor, dhe përqendrohet tek vlera dhe dinjiteti i personit njerëzor.
Me rastin e jubileut të këtij institucioni të rëndësishëm shëndetësor, të cilin Papët e Romës e kanë për zemër, ju njoftoj me gëzim se Ati i Shenjtë e pranon me kënaqësi ftesën për të vizituar “Gemelli-n” dhe për të takuar të sëmurët dhe personelin”.
Me këtë rast kardinali Angelo Scola u ka dërguar një mesazh studentëve, ku ndër të tjera thotë: “Duke dëgjuar me vëmendje dhe ndjeshmëri ftesën e fortë të Papës Françesku ‘për të mos lejuar të na e vjedhin shpresën’, të rinjtë nuk kërkojnë rrugë të shkurtra apo zgjidhje magjike, por kërkojnë të jenë të gjendje për t’i përballuar problemet me një formim të plotë profesional, të frymëzuar nga kërkimi i përhershëm i kuptimit të jetës.
Që nga koha e themelimit, Universiteti Katolik ka përfqësuar misionin ekukues të Kishës dhe sot, edhe më shumë se në vitet e shkuara, është i thirrur të jetë vend i frytshëm i dialogur ndërmjet fesë dhe fushave të ndryshme të dijes, për t’u dhënë brezave të reja uritinë e dijes dhe të jetës, burimi parësor i të cilës është Jezu Krishti, fillimi i çdo urtie të vërtetë njerëzore”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama