HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Udhëtimet apostolike  >  2014-06-10 17:35:09
A+ A- Printo artikullin



Salla vatikanase e Shtypit njofton programin e vizitës së Papës në Cassano all'Jonio



Të shtunën, më 21 qershor, Papa do të niset me helikopter, nga heliporti i Vatikanit, për të arritur në Sheshin para burgut “Rozeta Siska” të Castrovillari-t, të cilin do ta vizitojë, për të mbajtur këtu edhe një fjalim.
Në orën 10.30 do të zhvendoset me helikopter në Cassano all’Jonio. Do të ulet në Fushën e Sportit “Pietro Toscano” në Cassano all’Jonio.
Më pas do të takohet me të sëmurtët e strehës “Shën Giuseppe Moscati” të Cassano
all’Jonio e me priftërinjtë dioqezanë, në katedralen e Casano-s, për t’u drejtuar fjalën.
Në orën 13.00 do drekojë me të varfërit, të ftuar të Karitasit Dioqezan dhe me të rinjtë e strehuar në bashkësinë rezidenciale terapeutike rehabilitative Saman “Mauro Rostagno” në Seminarin “Gjon Pali I”.
Në orën 14.30 do të vizitojë të moshuarit e strehuar në “Shtëpinë e Qetë” të Cassano all’Jonio.
Në orën 15.15, do të niset, me auto, për në Piana di Sibari ku, në orën 16.00 do të kremtojë Meshën Shenjte e do të mbajë edhe homelinë.
Në orën 18.00 do të riniset me helikopter nga heliporti i Marina di Sibari për në Romë.
Arritja në heliportin e Vatikanit, parashikohet për në orën 19.30.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama