HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-06-12 14:37:03
A+ A- Printo artikullin



FAO: 842 milion vetë ushqehen keq. Impenjimi i Kishës kundër urisë



Në të gjithë botën, personat që ushqehen keq, sepse nuk kanë ç’të hanë, arrijnë shifrën 842 milion. Gjithashtu, nga 6,9 milion fëmijë, që kanë vdekur në moshë të njomë në vitin 2012, rreth 45% e ka humbur jetën për shkak të pamundësisë për t’u ushqyer si duhet. Këto janë shifrat, që vuri në dukje sot paradite drejtori i përgjithshëm i FAO-s, José Graziano da Silva, gjatë paraqitjes së Konferencës së dytë ndërkombëtare për Ushqimin, e cila do të mbahet në Romë, nga 19 deri më 21 nëntor. Organizuesit urojnë që Papa Françesku të marrë pjesë në konferencë më 20 nëntor.
Në shekullin XXI, bota akoma vuan nga uria. Kjo është arsyeja që Kisha Katolike e vazhdon impenjimin e vet në këtë fushë, prandaj në paraqitjen e sotme, ishte i pranishëm edhe Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë në FAO, imzot Luigi Travaglino. Ta dëgjojmë:
Që nga themelimi i FAO-s në Romë, Selia e Shenjtë ka qenë nga përkrahësit e saj të parë, pikërisht sepse ka të përbashkët me të idealet e objektivat: t’i shërbejë të afërmit e ta ndihmojë. Ne flasim për të afërmit, ndërsa FAO, duke qenë institucion laik, flet për qënie njerëzore. Çfarë bën Kisha për t’i zgjidhur, për t’i përballuar problemet e urisë e të ushqimit të keq: edhe këtu, është çështje përvoje. Ne jemi sytë për të parë, sepse nuk ka vend të botës – e unë kam shkuar gjithandej, sepse duke qenë nunc apostolik e njoh mirë Afrikën dhe Amerikën Latine – pra, s’ka vend të botës ku ka të varfër, që të mos jetë pranë tyre një përfaqësues i Kishës, ose një i krishterë, një besimtar. Ne mund të vazhdojmë ta japin kontributin tonë, sepse në qendër të veprimtarive kemi gjithnjë respektin për njeriun si të tillë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama