HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-06-12 14:04:18
A+ A- Printo artikullin



Kisha Katolike do të ketë gjashtë shenjtorë të tjerë. Kardinali Martino është Protodiakoni i ri



Gjatë Koncistorit të zakonshëm publik, kryesuar sot paradite nga Papa Françesku, Ati i Shenjtë lajmëroi kanonizimin e gjashtë të Lumëve, të cilët do të shkruhen në Librin e shenjtorëve më 23 nëntor 2014, në festën e Krishtit Mbret të Gjithësisë. Ndër ta një murgeshë e Kongregatës së Zojës së Karmelit, një laik i Urdhërit të Tretë të Shën Françeskut, ndërsa të tjerët, meshtarë e rregulltarë.
Po gjatë Koncistorit, u bë edhe kalimi i kardinalit Jean Luis Tauran, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, nga urdhëri kardinalor i diakonëve në atë të presbiterëve. Në vend të tij, si Protodiakon i Kishës Katolike, kalon kardinali Renato Raffaele Martino, kryetar nderi i Këshillit Papnor për Drejtësinë dhe Paqen.
Nga urdhëri kardinalor i diakonëve në atë të presbiterëve kaluan edhe 5 prelatë të tjerë: Julian Herranz, Javier Lozano Barragan, Attilio Nicora, Georges Cottier e Francesco Marchisano.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama