HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2014-06-13 15:17:04
A+ A- Printo artikullin



Papa vlerëson mikpritjen e emigrantëve në Republikën Dominikane



Veprat shoqërore të Kishës në vend dhe drejtimi i mirë i flukseve të emigrantëve. Ishin këto, argumentet kryesore, që u trajtuan nga Papa Françesku gjatë takimit me presidentin e Republikës Dominikane, Danilo Medina Sánchez, i cili më pas u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, në praninë e sekretarit për Marrëdhëniet me Shtetet, kryeipeshkvin Dominik Mambertì.
Gjatë bisedimeve të përzemërta, njofton një komunikatë zyrtare, u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës Dominikane dhe Selisë së Shenjtë, duke nënvizuar kontributin e çmuar shoqëror, që i jep Kisha vendit, posaçërisht në sektorët e edukimit, të shëndetësisë dhe të bamirësisë.Përveç kësaj, përfundon nota, u shqyrtuan edhe disa çështje me interes kombëtar e zonal, duke u ndaluar posaçërisht tek masat që janë marrë për t’u krijuar emigrantëve kushtet lehtësuese në praktikat e pajisjes me dokumentet e duhura, në vendin ku kërkojnë një jetë më të mirë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama