HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-06-19 20:20:47
A+ A- Printo artikullin



Solemniteti i Korpit të Krishtit: historia



Solemniteti i Korpit dhe Gjakut të Shenjtnueshëm të Krishtit, i cili para mesharit të sotëm njihej me emrin latinisht "Corpus Domini", filloi të kremtohej që më 1264 kur, duke pranuar devocionet eukaristike të lindura në shekujt XII e XIII, për t'iu kundërvënë doktrinave heretike rreth pranisë së Krishtit në lëndët e shuguruara, kjo festë u shtri në Kishën mbarë nga Papa Urbani IV përmes bulës Transiturus.
Qe pikërisht ky papë i cili e kremtoi personalisht festën e parë të Korpit të Krishtit në Orvieto (Itali), në verën e të njëjtit vit, me solemnitet të madh. Në këtë kohë ndodhi edhe mrekullia e Bolsenës në Lazio, ku një meshtar bohem, Pjetri nga Praga, i cili kishte dyshime mbi praninë reale të e Krishtit në eukaristi, ndërsa kremtonte Meshën, pa sesi nga hostja e shuguruar nisi të pikonte gjak. I njoftuar për faktin e mrekullueshëm, Urbani IV ngarkoi ipeshkvin e Orvietos t'ia sillte linin shenjt të përgjakur dhe shkoi personalisht ta merrte këtë dëshmi kaq tronditëse të pranisë së Krishtit.
Në Romë kremtimi filloi që nga njëmijë e katërqinda, në kohën e papës Nikolla V, me Meshën në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran dhe procesionin drejt Bazilikës së Shën Marisë së Madhe, që përshkohet nëpër rrugën Merulana qysh nga viti i largët 1575. Që prej tre shekujsh, papët e ndryshëm që janë ulur në fronin e shën Pjetrit, kanë vijuar, me pak ndërprerje, të ndjekin të njëjtën rrugë, duke mbledhur miliona besimtarë rreth Eukaristisë, burim i bashkimit e ushqim kryesor për jetën e të pagëzuarëve. Secili besimtar ftohet në këtë solemnitet të ulet rreth sofrës eukaristike, ku ka vend për të gjithë, e të shijojë më mirë Praninë e Krishtit, që kremtohet çdo ditë e çdo vit.







Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama