HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-06-24 08:49:50
A+ A- Printo artikullin



Mbledhje për Kishat Lindore në Vatikan



Kongregata për Kishat Lindore njofton se më 23 – 26 qershor do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Mbledhjes së Veprave në Ndihmë të Kishave Lindore.
Të martën, më 24 qershor, Prefekti i Kongregatës për Kishat Lindore do të kremtojë meshën pranë Altarit të Shën Gjon Palit II, për t’ia besuar punimet e kësaj asambleje ndërmjetësimit të Papës shenjtor, i cili gjatë gjithë papnimit të tij i kushtoi një vëmendje të veçantë Lindjes së krishterë, dhe për t’u lutur për bamirësit e gjallë e të vdekur të Kishave Katolike Lindore.
Gjatë seancave të këtyre punimeve do të flitet për gjendjen e Kishave Greko-katolike në Rumani e Ukrainë, duke vënë në dukje përparësitë në fushën e ungjillëzimit dhe duke veçuar ndihmat për të cilat kanë nevojë strukturat dhe punonjësit baritorë të Kishave. Do të jenë të pranishëm Kryeipeshkvi i Madh i Kievit, Fortlumturia e Tij Sviatoslav Shevçuk, Nunci Apostolik në Ukrainë, Sh. T. Imzot Thomas Gullickson dhe ipeshkvinjtë rumenë të Kishave Lindore.
Nuk do të mungojë as këtë vit paraqitja e gjendjes në Siri, për të cilën do të flasin Nunci Apostolik në Damask, Sh. T. Imzot Mario Zenari dhe përgjegjësja e Karitasit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës veriore, Zj. Rosette Hechaime.
Si zakonisht, do të merret në shqyrtim gjendja kishtare në Tokën e Shenjtë, veçanërisht në dritën e shtegtimit të paharrueshëm të Papës Françesku, dhe do të paraqitet raporti i veprave për të cilët janë mbledhur të ardhurat e të Premtes së Madhe. Në këtë seancë do të jenë të pranishëm Delegati Apostolik në Jeruzalem, Sh. T. Imzot Giuseppe Lazarotto, Ati Rojtar Pierbattista Pizzaballa, zëvëndëskancelari i Universitetit të Betlehemit, Atë Peter Brays.
Këtë vit është ftuar edhe një përfaqësues i Sekretarisë për Ekonominë, në mënyrë që ky organizëm i ri të njihet me modalitetet me të cilat Kongregata për Kishat Lindore zhvillon veprimtarinë e mbledhjes dhe përdorimit të ndihmave.
Punimet do të mbyllen me takimin e pjesëmarrësve në asamble me Papën Françesku, të enjtën më 26 qershor.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama