HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Politika >  2014-06-24 14:33:07
A+ A- Printo artikullin



Shqipëria merr statusin e kandidatit në UE



Shqipëria mori statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian. Vendimi u mor sot nga ministrat evropianë të mbledhur në Luksemburg për Këshillin e Punëve të përgjithshme. Tirana në festë shprehu gëzimin e saj për këtë vendim, sidomos përmes rrjeteve shoqërore, si Twitter e Facebook, ku politikanët, aktorët, e njerëz të tjerë, shprehën kënaqësinë e tyre me njëmijë mënyra. Gjithsesi, anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është i menjëhershëm. Akoma duhen realizuar shumë reforma, por vendimi i sotëm, siç nënvizoi komisari evropian për zgjerimin, Stefan Fule, është “njohje e përpjekjeve të deritanishme” në këtë drejtim.
Kujtojmë se ky hap i rëndësishëm dështoi tri herë radhazi që nga viti 2009, kur Shqipëria u vlerësua për herë të parë nga institucionet evropiane. “Për Shqipërinë – shkruhet në një komunikatë të Komisionit Evropian – vendimi i sotëm duhet të kthehet në fuqizimin e reformave: vendi, akoma duhet të plotësojë përparësitë kryesore, duke e përqendruar vëmendjen në reformën administrative dhe gjyqësore, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në respektimin e të drejtave themelore të njeriut”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama