HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-07-06 12:30:29
A+ A- Printo artikullin



Shenjtorët e Javës 7 – 13 korrik



Më 7 korrik përkujtohet Shën Mark Ji Tianksian. Në qytetin Jiksian, në Kinë, Shën Marku, edhe pse nuk u lejua të merrte pjesë për tridhjetë vjet në banketin eukaristik, sepse nuk deshi të hiqte dorë nga përdorimi i opiumit, nuk hoqi kurrë dorënga lutja dhe, pasi e thirrën në gjyq, dëshmoi pa u lëkundur fenë në Krishtin, gjë për të cilën u martirizua, duke hyrë kështu në banketin e amshuar.,
Më 8 korrik përkujtohen Shën Akuila e Prishila. Ishin dy bashkëshortë shumë të dashur për apostullin Pal. Akuila, jude me prejardhje nga Ponti, pasi mbërriti në Romë u martua me Prishilën. Pali vlerësoi menjëherë cilësitë e dy bashkëshortëve dhe u kërkoi mikpritje në shtëpinë e tyre në Korint. Ata shkuan me Paliun edhe në Siri dhe Efes. Këtu mësuan në fe dhe pagëzuan Apollin, i cili më vonë shkoi në Korint. Nuk kemi lajme për rethanat e vdekjes së dy bashkëshortëve shenjtorë.
Më 9 korrik përkujtohen shenjtorët martirë kinezë. Atë Françesko Fernandez de Capillas, domenikani i vrarë më 1648, mbahet si martiri i parë i Kinës. Pas tij, në gjekujt në vijim, iu bashkuan jo vetëm martirë të tjerë perëndimorë, por edhe burra e gra të tokës kineze të çdo moshe, meshtarë, laikë, rregulltarë e simnaristë, kundër të cilëve më 1811 ishte miratuar një ligj i veçantë.
Më 10 korrik përkujtohen martirët e lumë të Damaskut. Në Damask u martirizuan: Emanuel Ruiz, meshtar, shtatë fretër françeskanë dhe tre murgjër të kishës maronite, të cilët përkthyesi i dorëzoi tek armiku me tradhti. Pasi duruan torturat e tmerrshme u martirizuan më 10 korrik 1860.
Më 11 korrik përkujtohet Shën Benedikti nga Norça. Është ati i jetës murgare perëndimore. Rregulli i tij, që përmbledh traditën murgare lindore, duke e përshtatur me botën latine, hap rrugën e re të qytetërimit evropian, pas rënies së qytetërimit romak. Në brazdën e hapur nga Benedikti në mbarë kontinentin e vjetër, u mbollën e mbinë manastire të shumtë, qendra përshpirtërie të thellë dhe fanarë që vijojnë të japin dritë edhe sot, kur shumë prej tyre janë materialisht s’janë, veçse rrënoja.
Më 12 korrik përkujtohet Shën Veronika. Emri i saj përmndet për herë të parë në Ungjijtë apokrifë, lidhur me gruan që vuante nga hemorragjia, për të cilën ungjijtë kanonikë tregojnë çau turmën për të prekur kindin e petkut të Jezusit dhe u shërua në vend.
Më 13 korrik është e diel, festa e Zotit.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama