HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kultura dhe shoqëria >  2014-07-06 15:40:12
A+ A- Printo artikullin



Katolikët, në Perandorinë otomane në shekullin XVIII



1. Shekulli XVIII-shekull misionar RealAudioMP3
Në revistën e mirënjohur të jezuitëve “Civiltà Cattolica”, numri 3921, muaji nëntor 2013, botohet një studim me titull “Katolikët në Perandorinë otomane në shekullin XVIII”. Studimi, fryt i pendës së historianit jezuit atë Gjon Sale, thellohet kryesisht në situatën e katolikëve në të gjithë shtrirjen e perandorisë, gjatë shekullit XVIII, pa prekur drejtpërdrejt gjendjen e katolikëve shqiptarë në këtë shekull, që mund të quhet edhe shekull i misionit.
Për këtë gjendje do të flasim gjatë e në përfundim të këtyre emisioneve, duke e ilustruar studimin e atë Sales, me elemente, që hapin horizontin e situatës misionare në viset tona, gjatë shekullit XVIII-XIX e që nuk pasqyrohen në studimin në fjalë. Tetëqinda, shkruan atë Sale, për krishterimin, e posaçërisht për Kishën katolike, ishte shekull tejet misionar. Ky fenomen përkoi me ekspansionin ekonomiko-kulturor, e menjëherë pas, me atë kolonial, të fuqive të mëdha evropiane në zonat e Lindjes së Mesme e të Afrikës Veriore, pjesë e perandorisë otomane, me shumë etni e shumë fe, që në këtë periudhë po shkonte drejt perëndimit. Para se të niste Lufta I Botërore, numri i të krishterëve të të gjitha konfesioneve, që jetonin nën perandorinë otomane, përbënte 24% të mbarë popullsisë. Në fund të nëntëqindës, kjo përqindje zbriti në 6,3%: depërtimi i kulturës dhe i teknologjisë perëndimore, i ndihmoi disa zona otomane të zhvillonin një ekonomi moderne tregu dhe ta rimendonin organizimin e shtetit e të funksioneve të tij, sipas modelit të shkencës politike evropiane. E kjo, siç dihet, i dha hov të ashtuquajturit proces të modernizimit të Lindjes së Mesme, që pak nga pak, pati si pasojë hapjen e një epoke shumë të trazuar, atë të lindjes së shteteve kombëtare. Është koha kur rilind edhe Shqipëria, për udhë, në kërkim të pavarësisë së saj, me ndihmën edhe të misionarëve, që i hapën horizontet e dijes. E parulla e Rilindjes sonë kombëtare ishte pikërisht: “E dritë e diturisë përpara do të na shpjerë, përpara drejt lirisë”.
Shkrimi mbështetet mbi studimin “I Cattolici nell’impero ottomano, Giovanni Sale S.I. Civiltà Cattolica -3921, 2 novembre 2013; Quindicinale: Anno 164. Të gjitha të dhënat për Shqipërinë janë shtesat tona.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama