HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-07-13 15:06:32
A+ A- Printo artikullin



Shenjtorët e javës 14 -20 korrik



Më 14 korrik përkujtohet shën Kamilo de Lelis. Pasi i humbi pasuritë duke luajtur me para, u vu në shërbim të Kapuçinëve të Mandredonias. Më vonë vendosi të hynte në këtë urdhër, por iu desh të kthehej në Romë, për t’u kujdesur për një plagë, në spitalin e Shën Jakobit të të Pashërueshmëve, ku u shërbeu me përkushtim të sëmurëve. Në këto rrethana vendosi t’i kushtohej Krishtit të kryqëzuar, filloi studimet në Kolegjin Romak dhe, pasi u shugurua meshtar më 1584, themeloi “Shoqërinë e Shërbëtorëve të të Sëmurëve”. Ordhri i Kamilianëve u dallua ndar urdhrat e tjerë jo vetëm për shkak të kryqit të kuq prej pëlhure, të qepur mbi zhgunin e rregulltarëve, por mbi të gjitha për dashurinë mëshirëplote ndaj të sëmurëve. De Lelis vdiq në Romë më 14 korrik 1614.
Më 15 korrik përkujtohet shën Bonaventura. U lind në Bagnoregio (Italia qendrore) më 1218. U sëmur në moshë të vogël dhe u shërua nga Shën Françesku, i cili thuhet se thirri: “Oh, bona ventura” (Oh, fat i mbarë). Ky u bë emri i tij dhe me të vërtetë ai qe një fat i mbarë për Kishën. Studioi në Paris dhe gjatë studimeve hyri në Urdhrin françeskan. Më 1257 u zgjodh Epror i Përgjithshëm i fretërve. Shkroi shumë vepra me karakter teologjik e mistik, si edhe biogafinë zyrtare të Shën Françeskut. U emërua ipeshkëv i Albanos dhe kardinal. Vdiq më 15 korrik 1274, në Lion të Francës, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në Koncilin që synonte të afronte kishën greke me atë latine.
Më 16 korrik përkujtohet Zoja e Karmelit. Profeti i parë i Izraelit, Elia (shek. IX p.K.), kur po banonte në Malin Karmel, pa në vegim një Virgjër, e cila ngrihej nga toka si një re e vogël e cila solli shiun dhe e shpëtoi Izraelin nga thatësira. Të gjithë mistikët e krishterë dhe egzegjetët e hershëm kanë parë në atë shëmmbëllim Virgjërën Mari, e cila, duke mbartur në kraharor Fjalën hyjnore, i ka sjellë botës jetën dhe begatinë. Një grup heremitësh, “Vëllezërit e së Lumes Vergjërës Mari të Malit Karmel”, ndërtuan një kapelë kushtuar asaj. Më 16 korrik 1251, Virgjëra, rrethuar me engjëj dhe me fëmijën në krahë, iu shfaq eprorit të parë të përgjithshëm të Urdhrit, të Lumit Simon Stock, të cilit i dorëzoi “skapularin” me “privilegjin e të shtunës”, domethënë premtimin e shpëtimit nga ferri për ata që e mbajnë në qafë dhe lirimin nga vuajtjet e purgatorit ditën e shtunë pas vdekjes së tyre.
Më 17 korrik përkujtohet Shën Hedviga e Polonisë, bijë e një dege të familjes mbretërore të Anzhuve, që mbretëronte në Hungari. U bë mbretëreshë e Polonisë dhe Lituanisë. U mor me ungjillëzimin skaj më skaj të tokave të saj, prandaj këta popuj e nderojnë si pajtore. Gjon Pali II e Shpalli shenjtore më 8 qershor 1997, në Krakovë (Poloni).
Më 18 korrik përkujtohet Shën Teodosia e Kostandinopojës. Në Konstantinopojë, Teodosia, murgeshë, vuajti dhe u martirizua sepse mbrojti një figurë të vjetër të Krishtit, të cilën perandori kishte urdhëruar ta hiqnin nga Porta e Bronzit e pallatit perandorak.
Më 19 korrik përkujtohet Shën Makrina. U lind në Pont më 327, e para e dhjetë fëmijëve, katër prej të cilëve shenjtorë (ajo vetë, Bazili i Cesaresë, Gregori i Nisës dhe Pjetri meshtar e murg). E re dhe e bukur, ishte e dëshiruar nga të gjithë, por ajo vendosi t’i kushtohej Hyjit. Për shumë vite qëndroi pranë të ëmës, për ta ndihmuar në punët e shtëpisë dhe për edukimin e vëllezërve e motrave. Ushtroi ndikim vendimtar për jetën e dy vëllezërve më të famshëm, Bazilit të Cezaresë dhe Gregorit të Nisës. Makrina vdiq më 380 dhe për jetën dhe përshpirtërinë e saj shkroi i vëllai, Gregori.
Më 20 korrik është e dile, festa e Zotit




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama