HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Bamirësi dhe solidaritet >  2014-07-17 17:40:19
A+ A- Printo artikullin



Irak: xhihadistët shenjojnë shtëpitë e të krishterëve



Gjendja e të krishterëve në Irak është gjithnjë e më dramatike. Nuk janë të lehta as kushtet e shiitëve dhe kurdëve që kanë mbetur në krahinën veriore të pushtuar nga xhihadistët sunitë të Isis-it. Kisha irakiane vërteton se në Mosul të krishterëve u merren shtëpitë dhe nuk u jepen ndihmat e domosdoshme. Ndërkohë forcat qeverisëse nuk arrijnë të rimarrin Tikritin dhe kryetari i ri i parlamentit, suniti Salim Jabouri, ka lajmëruar se do të shkojë të vizitojë Teheranin për të biseduar me autoritetet lokale. Një delegacion iranian ka mbërritur në Erbil për të rivendosur besidimet ndërmjet qeverisë së Bagdadit dhe rajonit të Kurdistanit. Por për gjendjen e të krishterëve në Mosul, në veri të Irakut, biseduam me nuncin në Irak, Imzot Giorgio Lingua: RealAudioMP3

Këtu gjendja është shumë e rëndë. Të krishterëve u është bërë thirrje të kthehen në islam ose të paguajnë taksën për fenë, e detyrueshme për ata që nuk janë myslimanë, ose të ikin nga qyteti. Ipeshkvinjtë – si ipeshkvi kaldeas, ashtu edhe ai siro-katolik dhe siro-ortodoks – u kanë kërkuar besimtarëve të ikin sa më parë nga qyteti.

Por të krishterët, sipas asaj që na kanë thënë para disa kohësh, kishin ikur të gjithë në Rrafshin e Ninivës. Kjo do të thotë se disa prej tyre kishin mbetur në qytet?

Disa kishi mbetur, ata që nuk dinin ku të shkonin ose të sëmurët... Tani po ikin të tjerët, por ata pak vetë që nuk dinë nga t’ia mbajnë, rrinë në qytet. Në fakt shtëpitë e tyre janë shënuar tashmë me mbishkrimin “pronë e shtetit islamik”.

Po në Rrafshin e Ninivës dhe në fshatrat që kanë mikpritur të krishterët në Kurdistanin irakian, cila është gjndja sanitare dhe humanitare?

Gjendja është shqetësuese, sepse temperaturat janë shumë të larta – më se 40 gradë – në këtë periudhë, dhe duke mos pasur ujë të mjaftueshëm, as drita, kushtet janë me të vërtetë të vështira. Për këtë arsye është e nevojshme të paktën të hapen puset për gjetjen e ujit të pijshëm: Karistasi i është vënë punës menjëherë. Ka shkuar në vend dhe e ka parë gjendjen. Tani është duke realizuar disa projekte dhe ka filluar tashmë të hapë disa puse.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama