HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Shkenca dhe etika >  2014-07-17 12:11:34
A+ A- Printo artikullin



Konferenca Botërore për SIDA-n. Karitasi: “Të punohet për marrëdhënie bashkëshortore të qëndrueshme”



Nga 20 deri më 25 korrik në Melburn të Australisë, do të mbahet Konferenca e 20-të Botërore për Sidën. Do të paraprihet nga dy takime përgatitore – njëri ndërfetar e tjetri katolik – ku do të ballafaqohen organizata fetare, të impenjuara në asistencën e të sëmurëve me virusin Hiv. Në këto takime, që do të zhvillohen nesër e pasnesër, do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Karitasit Ndërkombëtar për çështjen e Sidës, don Robert Vitillo:RealAudioMP3
Çdo dy vjet, Karitasi Ndërkombëtar dhe organizata të tjera katolike organizojnë këto takime para Konferencës Botërore. Qëllimi është shkëmbimi i përvojës dhe nxjerrja në pah e çështjeve, të cilat janë vërtet pjesë e identitetit tonë si katolikë. Ne u japim përgjigje të gjitha problemeve të të sëmurëve me Sidë, nuk marrim masa afatshkurtra, që ndoshta kanë ndonjë efekt pozitiv, por nuk e trajtojnë njeriun në tërësinë e tij. Kemi shumë programe të mbështetura nga Karitaset lokale, ndihmojmë të sëmurët ekonomikisht dhe organizojmë programe për t’u mësuar atyre si ta trajtojnë e si ta përballojnë sëmundjen vetë.
A ekziston vetëdija se për të kundërshtuar përhapjen e Sidës është i nevojshëm edukimi tërësor i individit?
Disa qeveri e disa mjekë janë sensibilizuar për këtë, sepse fushata e përdorimit të prezervativëve nuk ka sjellë rezultate në bllokimin e transmetimit të virusit Hiv. Së bashku me Kishën lokale bëjmë shumë në këtë drejtim: organizojmë programe edukimi, sidomos për të rinjtë, që t’i ndihmojmë të krijojnë marrëdhënie të shëndosha ndërmjet tyre e të kenë urtinë për të pritur martesën, pra, një marrëdhënie të qëndrueshme, për të filluar aktivitetin seksual.
Edhe shifrat tregojnë se zgjidhja më e mirë për parandalimin e Sidës është krijimi i marrëdhënieve të qëndrueshme bashkëshortore…
Është shumë interesante. Unë punoj në këtë fushë që prej mëse 25 vjetësh. Në fillim, kur u flisja ekspertëve të OKB-së për besnikërinë në martesë, më përgjigjeshin: “Kjo nuk është shkencore”. Unë u thosha që në të vërtetë është shumë shkencore: nëse bashkëshortët i qëndrojnë besnikë njëri-tjetrit, nuk ekziston mundësia e transmetimit të virusit. Tani, pak nga pak, edhe qeveritë po fillojnë të japin mesazhe për abstenimin nga marrëdhëniet e për besnikëri në martesë. Vërtet, në mbledhjen e fundit të komitetit qeverisës të OKB-së për Sidën, në fillim të korrikut, u paraqit një deklaratë e qeverive afrikane, ku flitej për nevojën e shoqërimit të të rinjve në njohjen e vlerave të tyre kulturore dhe fetare. Gjithashtu, nënvizohej se nuk duhet inkurajuar aktiviteti seksual i parakohshëm për të rinjtë. Shpesh programet e OKB-së, që parashikojnë përdorimin e prezervativëve, zbatohen, sepse, përndryshe, nuk do të financoheshin programet e asistencës për të sëmurët me Sidë. Tani, vendet afrikane po reagojnë dhe kërkojnë ruajtjen e kulturës e të fesë së popujve të tyre.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama