HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-07-17 14:45:43
A+ A- Printo artikullin



Netë pa gjumë, në lutje për Tokën Shenjte



Duke iu përgjigjur thirrjes së Papës Françesku gjatë Lutjes së Engjëllit të Tënzot, të dielën e kaluar, që të lutemi me ngulm për paqen në Tokën Shenjte, në Itali, Jeruzalem, Gaza e vise të tjera të botës, shumë besimtarë do të mblidhen sonte e do t’i lartojnë Zotit lutje për t’i dhënë fund vorbullës së dhunës, që nuk po i kursen as fëmijët. Është lutje që, siç shprehet Papa, ndihmon për të mos e lënë të keqen të ngadhënjejë mbi të mirën; luftën, mbi paqen; vdekjen, mbi jetën. Lutje, që urrejtja të mos fitojë epërsi mbi dialogun e pajtimin!
Ndërmjet shumë netëve të pagjumë, në lutje, është edhe lutja e organizuar duke nisur nga ora 18.00 në Bazilikën Romake të Shën Anastasisë. Të dëgjojmë rektorin, don Alberto Pacini, në mikrofonin tonë:RealAudioMP3

Përgjigje: - Si gjithnjë u përgjigjemi menjëherë ftesave që bën Ati i Shenjtë, Ipeshkvi ynë e Bariu i Kishës universale, të vetëdijshëm për dramaticitetin e këtyre orëve e, sidomos, për forcën e lutjes: lutja përballë Zotit është, sigurisht, armë e fuqishme, që cilës duhet t’i besojmë gjithnjë më shumë!

Pyetje: - Edhe pse në këto çaste të krijohet përshtypja se e keqja është më e fuqishme sesa vetë lutja…
Përgjigje: - E keqja duket më e fuqishme, sepse dyndet gjithnjë me zhurmë e potere. Por pikërisht për këtë arsye përgjigjja e jonë duhet të jetë më e përshtatshme e më e fuqishme se çdo e keqe. E Papa, me të drejtë, të dielën e kaluar, na nxiti të mendojmë thellë, kur tha: “Mos besoni se lutja, që u bë këtu, në Vatikan, ishte e panevojshme, e kotë”. Sepse solli fryte, fryte që ne nuk i shohim, fryte që syri njerëzor nuk mund t’i kapë. Por sidoqoftë, nëse e keqja shtohet, duhet shtuar edhe veprimtaria e së mirës. E çfarë veprimtarie mund të jetë më frytdhënëse, sesa t’i lypim Zotit të ndërhyjë? Ai na kujton: lutuni, lypni, trokisni, kërkoni! E këtë duam të bëjmë, sepse kjo është arma jonë më e fuqishme!




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama