HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Bamirësi dhe solidaritet >  2014-07-18 12:22:59
A+ A- Printo artikullin



Avion malez rrëzohet në Ukrainën Lindore: 298, viktimat



Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit në Nju Jork, pas rrëzimit të avionit të Malajzisë pranë Donetskut, në qiellin e Ukrainës. Shumë nga të 298 viktimat shkonin në Melburn, në Konferencën Botërore mbi Sidën, për të cilën foli në programin e djeshëm, përfaqësuesi i Karitasit Ndërkombëtar, don Robert Vitillo. Duket se një raketë e ka goditur avionin, i cili ka të njëjtin model dhe i përket së njëjtës kompani të aeroplanit, që u zhduk 8 marsin e kaluar. Kievi, Moska dhe separatistët filorusë të Republikës së vetëshpallur të Donteskut ia kalojnë fajin njëri-tjetrit e shfajësohen para botës. Presidenti amerikan dhe Bashkimi Evropian kërkuan një armëpushim humanitar për të kryer hetimet e nevojshme, Krerët separatistë pranuan të ulin armët për 4 ditë.
Kutia e zezë e avionit është gjetur tashmë. Shërbimet informative perëndimore konfirmojnë se avioni është qëlluar nga një raketë tokë-ajër. Të dyja palët në konflikt e kanë këtë armë. Zona, prej muajsh, mbikqyret nga satelitët ushtarakë. Zbulimi i së vërtetës nuk duhet të jetë i vështirë. Tragjedia ndodhi në lartësinë 10 mijë metra, 52 kilometra larg kufirit rus, kur avioni kontrollohej nga qendra ukrainase e Dnipropetrovskut. Tani, Ukraina lindore është përjashtuar nga fluturimi civil për një afat të pacaktuar.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama