HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-07-18 14:10:25
A+ A- Printo artikullin



Papa Françesku flet në telefon me presidentët Peres dhe Abbas



Në Rripin e Gazës gjendja është rënduar jashtë mase dhe ushtria izraelite ka nisur sulmin me tokë. Në këtë kontekst, Papa Françesku, në vijim të thirrjes për lutje për paqe në Tokën e Shenjtë, drejtuar të dielën, sot paradite mori në telefon personalisht presidentin e Izraelit Shimon Peres dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

Të dielën Papa Françesku bëri thirrje për lutje për paqen në Tokën e Shenjtë, ndërsa sot paradite mori në telofon personalisht presidentin Shimon Peres dhe presidentin Mahmoud Abbas, për t’u shprehur shqetësimin e tij të madh për shkak të konfliktit që ka prekur në mënyrë të veçantë Rripin e Gazës dhe që, në një klimë armiqësie gjithnjë në rritje, po shkakton shumë viktima dhe një gjendje të rëndë humanitare.
Siç kishte bërë gjatë shtegtimit në Tokën e Shenjtë dhe me rastin e lutjes për paqen më 8 qershorin e shkuar, Ati i Shenjtë i ka siguruar presidentët për lutjen e pandërprerë, të tijën dhe të mbarë Kishës, për Tokën e Shenjtë dhe u ka shprehur bashkëbiseduesve, të cilët i konsideron njerëz paqësor dhe paqedashës, nevojën për lutje dhe angazhim, në mënyrë që të gjitha pjesët e interesuara dhe përgjegjësit politikë në nivel vendor dhe ndërkombëtar, të angazhohen për t’u dhënë fund armiqësive dhe të punojnë në dobi të armëpushimit, të paqes dhe të pajtimit të zemrave.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama