HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Udhëtimet apostolike  >  2014-07-18 14:11:55
A+ A- Printo artikullin



Papa në Kazerta më 26 e 28 korrik. Ipeshkvi: dhuratë e madhe



Të shtunën, më 26 korrik, pasdite, Papa Françesku do të jetë në Kazerta. Këtu do të takohet me klerin e pastaj, në orën 18.00, do të kremtojë Meshën në Sheshin para Pallatit Mbretëror, ditën e festës së Shën Anës, Pajtore e qytetit kampan.
Të hënën, pastaj, Ati i Shenjtë do të rikthehet në Kazerta, në formë ngushtësisht private, për të vizituar pastorin ungjillor, Giovanni Traettino, mik i tij. Ky është komenti i ipeshkvit të dioqezës, imzot Giovanni D’Alise, në mikrofonin tonë:RealAudioMP3

Përgjigje: - Nëntë ditë janë tepër pak, për ta përgatitur si duhet këtë vizitë, që e shikojmë si dhuratë të madhe nga ana e Papës. Ne po e presim kështu, pa menduar shumë për përgatitjet e jashtme, por për ato shpirtëroret, duke u përpjekur ta presim Papën me dashurinë e bijve, sepse është vizitë e Atit, që vjen të takohet pikërisht me bijtë e vet, në ditën kur janë në festë. E kjo na mbush vërtet me gëzim të papërshkrueshëm.

Pyetje: - Data 26 do të jetë ajo e vizitës publike, 28-ta, e vizitës private. Duhet ta keni programuar 26-tën…

Përgjigje: - Papa do të arrijë para Pallatit Mbretëror, ku do të jetë edhe kremtimi. Por, para se të kremtojë, Ati i Shenjtë do të ketë një takim prej 45 minutash me meshtarët.

Pyetje: - Do të takohet edhe me të sëmurët?

Përgjigje: - Në Meshë do të caktojmë një sektor pikërisht për gjithë të sëmurët, që do të jenë të pranishëm.

Pyetje: - Si po përgatitet qyteti i Kazertës për ta pritur Papën?

Përgjigje: - ... unë sapo e dhashë lajmin! Po ndjehej fort, edhe më parë, dëshira që Papa të vinte mes nesh…

Pyetje: - Ç’fryte uroni të sjellë vizita e Papës në trojet kazertane?

Përgjigje: - Të gjithë e dimë se kur flitet për Kazertën, për provincën e për dioqezën, ne takohemi me një fakt vërtet të fortë. E është se kjo tokë dëshiron të mbetet toka e punës, e edhe Toka e Zjarreve, tokë ku janë varrosur shumë gjëra. Po kjo nuk do ta polarizojë gjithë vizitën. Vizitohet dioqeza, në të cilën nuk mungojnë edhe këto probleme. Jam i sigurt se Papa, në homeli, nuk do t’i lërë pa prekur këto pika, por parë me syrin e atij, që kremton e duke u nisur nga festa, që do ta jetojmë së bashku.

Pyetje: - Ndërsa vizita e dytë, ajo e 28-tës, është me karakter privat, takim me një mik…

Përgjigje: - Kam porositur të ndihmohet Papa për ta jetuar këtë çast miqësie, pa u lodhur e me kënaqësinë, që kërkon një takim i tillë…

Pyetje: - Ju, a keni pasur rast të flisni me pastorin, që do të vizitojë Papa?

Përgjigje: - Jemi dëgjuar me të nderuarin Traettino e është i kënaqur, që Papa do ta vizitojë më 28 korrik.






Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama