HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Udhëtimet apostolike  >  2014-07-31 12:35:55
A+ A- Printo artikullin



Paraqitet programi i vizitës apostolike të Papës Françesku në Shqipëri



Paraqitet programi i vizitës apostolike të Papës Françesku në Shqipëri. Salla e Shtypit e Vatikanit, por edhe Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, me një konferencë për shtyp, në selinë e kryeipeshkvisë së Tiranës, sot në orën 12, njoftuan etapat e udhëtimit të Atit të Shenjtë, i cili më 21 shtator, do të shkojë për vizitë njëditore në Tiranë. Ja detajet:

07.30 Nisja me avion nga aeroporti Roma-Fiumicino për në Tiranë.

09.00 Mbërritja në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës. Pritja zyrtare nga ana e kryeministrit Edi Rama.

09.30 CEREMONIA E MIRËSEARDHJES në oborrin e Pallatit Presidencial.
VISITË KORTEZIE PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS në Studion e Gjelbërt të Pallatit Presidencial

10.00 TAKIMI ME AUTORITETET në Sallonin e pritjes së Pallatit Presidencial. Fjala e Atit të Shenjtë.

11.00 MESHA E SHENJTË në sheshin Nënë Tereza. Homelia e Atit të Shenjtë.
LUTJA E ENGJËLLIT TË TËNZOT. Fjala e Atit të Shenjtë.

13.30 Takim e drekë me ipeshkvijtë shqiptarë dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike.

16.00 TAKIM ME KRERËT E FEVE TË TJERA DHE TË BASHKËSIVE TË TJERA TË KRISHTERA në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Fjala e Atit të Shenjtë.

17.00 KREMTIMI I MBRËMËSORES, me MESHTARË, RREGULLTARE, RREGULLTARË, SEMINARISTË dhe me LËVIZJET E LAIKËVE në Katerdalen e Tiranës. Fjala e Atit të Shenjtë.

18.30 TAKIM ME FËMIJËT E QENDRËS BETANIA dhe me një përfaqësi njerëzish të ndihmuar nga qendrat e tjera bamirëse të Shqipërisë në kishën e Qendrës Betania. Fjala e Atit të Shenjtë.

19.45 CEREMONIA E LAMTUMIRËS në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.

20.00 Nisja me avion nga Tirana për në aeroportin Roma-Ciampino.

21.30 Mbërritja në aeroportin Roma-Ciampino.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama