HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2014-08-06 14:12:09
A+ A- Printo artikullin



Thirrje e Papës për popullsitë kineze të dëmtuara nga tërmeti



Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa bëri thirrje për popullsitë kineze, dëmtuar rëndë nga tërmeti:
“U shpreh afërsinë time popullsive të provincës kineze të Yunnan, të dëmtuara rëndë nga tërmeti, që shkaktoi edhe një mori viktimash e dëmesh. Lutem për të vdekurit e familjarët e tyre, për të plagosurit e për të pastrehët. Zoti u dhëntë ngushëllim, shpresë e solidaritet në provë”.
Ndërkaq ka arritur në 589, numri i të vdekurve, nësa të plagosur deri tani janë 2.300 vetë. Skuadrat ndihmës së shpejtë punojnë papushim në territor, në një shi të rrëmbyer, që i vështirëson edhe më shumë kërkimet për të shpëtuar ç’mund të shpëtohet e shumë rrugë tashmë janë të papërdorshme. Në kërkim të të humburve e të të plagosurve po punojnë më se 18 mijë vetë: ushtarë, forca paraushtarake, funksionarë policie e zjarrfikës.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama