HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Politika >  2014-08-08 14:13:49
A+ A- Printo artikullin



Obama: sulme ajrore e ndihma humanitare në Irak, për të shmangur genocidin



Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, autorizoi sulmet ajrore dhe ndihmat humanitare për popullsinë e Irakut, të mbërthyer në darën e dhunës së xhihadistëve të Shtetit Islamik të Irakut e Sirisë(ISIS), një lloj Kalifati të vetëshpallur. “Nuk do të jetë luftë e re”, shpjegoi Obama, por i duhet vënë fre një “genocidi” të mundshëm. Në fund të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kreu i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi zyrtarisht atë, që prej ditësh thuhej në gazeta. Duhet të mbrojmë personelin amerikan në Irak dhe popullsinë e pafajshme, që ikën nga furia e militantëve të ISIS-it, deklaroi Obama. Ndërhyrjet duhet të kenë filluar në zonën e Sinjarit, në veri të Irakut.
Ndërkaq, Këshilli i Sigurimit i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të përkrahë qeverinë irakiane, duke dënuar ashpër atë, që u quajt qartë “persekutim i pakicave fetare”. Nga Pllaja e Ninives ikin të krishterët, yazidët dhe shiitët, në këmbë e me ç’munden, drejt Turqisë e Kurdistanit, në mes të një skenari, shpesh makabër, shkatërrimesh, vrasjesh, rrëmbimesh, prishjesh të vendeve të fesë e të kulturës. Shumë nga familjet e krishtera kanë mbërritur në zonën ndërmjet Duhokut dhe Amadiyas. Për to na tregon ipeshkvi kaldeas i Amadiyas, në Kurdistan, imzot Rabban Al-Qas:

Mikpritëm shumë familje: janë më shumë se dymijë. Fshatrat janë plot e i presim këta njerëz me përzemërsi. Bëjmë ç’është e mundur për ta. Janë përnjimend shumë të lodhur. Kanë lënë gjithçka. E shohim vdekjen me sy, shohim ç’bëjnë terroristët. Fshatrat e krishtera kanë mbetur bosh, por bota nuk dëgjon e nuk sheh. Nuk mjafton mendimi se mund të na ndihmojnë, duke na siguruar bukën e gojës; duhen zgjidhur problemet, që i kanë krijuar vendet e mëdha dhe terrorizmi”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama