HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-08-08 14:14:10
A+ A- Printo artikullin



Siri, imzot Zenari: përparimi i xhihadistëve është rrezik për të gjithë



Siria vijon të tronditet nga lufta: situatën e ndërlikon më tej përparimi i xhihadistëve, që duan të imponojnë Kalifatin islamik mbi të gjithë territorin. Të paktën 27 ushtarakë u vranë pardje, gjatë një sulmi xhihadist kundër njërës nga bazat e ushtrisë, në provincën veriore siriane të Raqqa. Kuadri u keqësua më tej me rrëmbimin e dy bashkëpunëtoreve italiane: që nga fillimi i gushtit nuk ka më asnjë lajm për Vanessa Marzullo-n dhe Greta Ramelli-in, përkatësisht 21 dhe 20 vjeçe, themeluese të Projektit Horriati, që merret me veprimtari në sektorin shëndetësor.
Imzot Mario Zenari, nunc apostolik në Damask, përshkruan gjendjen kritike të vendit, në mikrofonin tonë, duke theksuar posaçërisht se nuk janë vetëm të krishterët në rrezik, por edhe të gjitha pakicat e tjera fetare.

Përgjigje: - Situatat, që kanë të bëjnë me sigurinë e me planin humanitar, mbeten gjithnjë pak a shumë kritike, sipas zonave. Javën e fundit u shpeshuan bombardimet në rrethinat e Damaskut e mbrëmë tri predha mortaje ranë fare pranë nunciaturës apostolike. Pastaj ka zona posaçërisht kritike, si ato verioret; Halebi, sidomos… Zona është akoma krejt e pasigurt, për të mos folur, pastaj, për veri-lindjen, ku tashmë është vendosur Shteti islamik.

Pyetje: - A rrezikohen edhe pakicat e tjera fetare, me përparimin e kalifatit islamik?

Përgjigje: - Siç e kam kujtuar edhe herë të tjera, vitin e parë të kësaj revolte nuk u vërejtën probleme të posaçme. Problemet u dukën vitin e dytë e të tretë, kur nisën të vijnë, nga jashtë, elementë ekstremistë ultraradikalë. Nëse do të shtrihet më tej - e ne shpresojmë se jo - kjo lëvizje e Shtetit islamik, atëherë situata do të bëhet sigurisht shumë më serioze, shumë më kritike, si për të krishterët, ashtu edhe për të tjerët, sepse ata po hedhin në erë edhe disa xhami. Konflikti po zhvillohet në mënyrë krejt të pamendueshme; e akoma nuk i dihet fundi. Një gjë veç dihet mirë: po i vë zjarrin Libanit, Irakut…

Pyetje: - Konfliktet shkaktojnë ikjen e shumë familjeve. Ku kërkojnë strehë? A marrin ndonjë ndihmë humanitare?

Përgjigje: - Përsa i përket shpërnguljes së përditshme të njerëzve, mund të them se çdo minut një familje detyrohet të braktisë shtëpinë, duke ravguar kryesisht drejt bregut mesdhetar ose drejt Libanit. Të krishterët jetojnë në të njëjtat kushte, si gjithë të ikurit. Ka raste që vuajnë në mënyrë të veçantë, me përparimin e ekstremistëve në disa fshatra, si Maalula, Sadat, Kasab…

Pyetje: - Si mund të dalë Siria nga një gjendje, në të cilën në konflikt ngatërrohet një element i tretë?

Përgjigje: - E gjithë Bashkësia Ndërkombëtare duhet t’i marrë seriozisht këto probleme që, si po e shihni, i kapërcejnë lehtë kufijtë e vendeve të ndryshme të zonës.

Pyetje: - Ndonjë lajm nga territori, për dy italianet e rrëmbyera?
Përgjigje: - Vëshirë të kemi, sepse është zonë e largët.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama