HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-08-12 13:05:07
A+ A- Printo artikullin



Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë: një ditë lutje për të krishterët e Irakut më 17 gusht 2014



Të dashur meshtarë, Motra dhe besimtarë
Këto ditë, të gjithë po ndjekim me shqetësim lajmet nga Lindja e Mesme dhe në veçanti nga Iraku, ku për shkak të fesë po përndiqen të krishterë dhe njerëz të tjerë.
Edhe Papa Françesku, po ndjek me shqetësim këto ngjarje dhe ka bërë apel për mosheshtjen ndaj kësaj situate të papranueshme dhe vazhdimisht ka bërë dhe bën thirrje për lutje dhe për ndalimin e dhunës dhe persekutimit.
Me 5 gusht na ka mbërritur një letër që Patriarku i Kaldenjëve Fortlumturia e Tij Louis Sako ia ka drejtuar Atit të Shenjtë Papa Françeskut, të gjithë Patriarkëve të Kishave Lindore dhe Presidentëve te Konferencave të Kishës Katolike në Europë: në këtë letër ai shkruan se të krishterët e Irakut po vuajnë një tragjedi të madhe.
Ja çfarë shkruan ai: “Të krishterët e Mosulit, (province irakene e Ninivës), të tmerruar kanë braktisur qytetin vetëm me rrobat që kishin në trup…Kryqe të djegura, dorëshkrime të shkatërruara. Dhe nuk ekziston as një ushtri e vërtetë. Po shkohet drejt katastrofës”.
Vetë Kardinali në bashkëpunim me njerëz të besimeve të tjera kanë bërë në Irak një ditë lutjeje me 6 gusht dhe kanë kërkuar mbeshtetjen tonë me lutjen dhe me sensibilizim e ndërgjegjeve.
Të dashur, edhe ne Ipeshkëvinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri pranojmë ftesën për t’u lutur dhe jemi solidalë me Kishën që vuan në Irak. Prandaj kemi vendosur që të djelën me datë 17 gusht 2014 në të gjitha Kishat tona t’i drejtojmë lutjen tonë Hyjit për rikthimim e paqes, për respektimin e të drejtave njerëzore dhe që njerëz me fe të ndryshme të jetojnë së bashku dhe që askush të mos debohet nga shtëpia e vet dhe të mos persekutohet për shkak të fesë në Irak dhe në vendet e tjera ku persekutohen të krishterët.
Të dashur, në shekullin XXI nuk mund të tolerohet më vrasja e një personi për arsye të fesë, sepse sikurse ka thënë edhe Papa Françesku: “nuk mund të vritet njeriu në emër të Zotit: është një fyerje ndaj Zotit dhe njeriut.”
Kërkojmë ndërmjetësimin e Zojës sonë, Nënës së Këshillit të Mirë, të Nënë Terezës dhe të Shërbëtorëve të Hyjit: Imzot Vinçenc Prennushi dhe Shokët e tij.
Duke ju falenderuar, ju bekojmë.
Ipeshkëvinjtë tuaj

http://spes.al/lajme/ftese-per-nje-dite-lutjeje/




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama