HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Udhëtimet apostolike  >  2014-08-16 10:36:05
A+ A- Printo artikullin



Haemi



Vendi i martirizimit të njëmijë koreanëve, në vitet 1866 e 1882. Me që ushtarët përtonin t’i vrisnin një nga një, u kallën kolektivisht flakën e i dogjën të gjallë, në sa martirët këndonin këngë kushtuar Jezusit e Marisë.
Më pas, po këtu, u martirizuan 132 koreanë të tjerë, shumica pa emër, pasi u arrestuan në Naepo e u ekzekutuan, për shkak se dëshmuan haptazi fenë e tyre. Disa u varrosën për së gjalli gjatë persekutimeve të Mujin, më 1868. Një nga shkaqet e vrasjes së katolikëve në Haemi, ishte sepse këtu ndodhej baza detare e fortesa ushtarake e pikërisht ushtarët morën urdhër t’i ekzekutonin. Kulla përkujtimore mbi Vendin e martirizimit u ngrit nga dinastia Joseon e sot është vend lutjeje, që të kujton torturat e pësuara nga besimtarët.






Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama