HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Udhëtimet apostolike  >  2014-08-17 12:01:58
A+ A- Printo artikullin



Dita e Rinisë Aziatike



Gjatë Ditës Botërore të Rinisë në Çestokovë (1991), delegatët e rreth 30 vendeve aziatike shprehën dëshirën për realizimin e një Dite për të rinjtë e kontinentit. Të rinjtë katolikë u mblodhën për herë të parë në Bangkok (1993). Vitin e mëpasëm, Federata e Konferencave Ipeshkvnore të Azisë (FABC) formon Seksionin rinor (Youth Desk) pranë Zyrës për Laikët e Familjen. Ndërmerren disa nisma, ndër të cilat Takimi i të rinjve aziatikë, gjatë Ditës Botërore të Rinisë e, më vonë, duke filluar nga viti 1999, kremtohet një Ditë e Rinisë Aziatike. Ky takim organizohet çdo dy-tre vjet e zgjat tri ditë, gjatë të cilave të rinjtë thellohen në fenë e në përshpirtërinë e krishterë. Dita e parë e Rinisë Aziatike u mbajt në vitin 1999 në Hua Hin të Tajlandës, e dyta në Taipei të Tajvanit më 2001, pastaj në Bangalore të Indisë më 2003, në Hong Kong më 2006 dhe së fundi, në Manila të Filipineve në vitin 2009. Edicioni aktual, i gjashti, parashikuar fillimisht për vitin 2011 në Indonezi ose në Kore, u shty në vitin 2012 për të shmangur mbivendosjen me Ditën XXVI Botërore të Rinisë në Madrid. Por Kampionati Botëror i Futbollit, që u mbajt në Rio në vitin 2013, bëri që Dita Botërore e Rinisë të kremtohej një vit më parë, por në Rio, më 2012. Kështu që, Dita Rinore Aziatike shtyhet sërish në gusht 2014.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama