HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-08-17 16:13:37
A+ A- Printo artikullin



Kisha Katolike e Shqipërisë lutet për të persekutuarit në Irak



Kisha Katolike meshë dhe lutje për Irakun: Kalifati i “ISIS” rrezik dhe për myslimanët
E vendosur më herët nga krerët e lartë të Kishës Katolike Shqiptare, 17 gushti në të gjitha kishat e vendit ka qënë një ditë lutje për paqe në Irak dhe vendet e tjera ku ka luftë. Në katedralen e “Shen Shtjefnit” në kryeqendren e veriut, mesha u kremtua nga arqipeshkëvi i Shkodrës dhe njëherësh kryetari i konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, imzot Angelo Massafra. Duke u ndalur tek vrasjet e fundit të ndodhura në Irak dhe masakrimit që po i bëhet të krishterëve atje, imzot Massafra theksoi se Kalifati që po ndërtohet nga “ISSIS” është një rrezik për të gjithë, edhe për myslimanët.
Ai kërkoi që bashkësitë ndërkombëtare të jenë besnik ndaj të drejtave të njeriut dhe të ndërhyjnë, siç vepruan në kohën e luftës në Kosovë. Më herët “Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dhe anëtarët e tij përmes një deklarate për shtyp dënuan me forcë akte të tilla kriminale që nuk kanë asgjë të përbashkët me parimet themelore të besimit. Ata i drejtuan edhe një apel faktorit ndërkombëtar që të gjejë zgjidhjet e duhura në mënyrë që të ndalet fenomeni i largimit dhe i shpërnguljes me dhunë të banorëve të Mosulit dhe të rrethinave për shkak të besimit të tyre.
/Ora News/




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama