HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-08-25 15:11:43
A+ A- Printo artikullin



Orissa. Ditë përkujtimore për viktimat e masakrave kundër të krishterëve



Sot, në shtetin indian të Orisës, kremtohet një ditë e posaçme përkujtimore në nderim të qindra viktimave të përndjekjes kundër të krishterëve gjatë viteve 2007-2008. Programi parashikon veprimtari të ndryshme, manifestime publike dhe lutje. Dëshira për të mos e harruar tmerrin e përndjekjeve ushqen edhe vullnetin për të kërkuar të drejtat e pakicës së krishterë në vend. Për ngjarjen e sotme të dëgjojmë drejtorin e AsiaNews, Atë Bernardo Cervellera:

Është shumë e rëndësishme ta kujtojmë këtë përndjekje, sepse për shumë prej viktimave nuk është bërë ende drejtësi dhe shumë prej njerëzve, që janë fajtorë për ato krime, nuk janë hetuar ende.

Të kujtosh çfarë ndodhi në Orissa do të thotë të mos harrosh një histori thellësisht të dhimbshme, thellësisht të padrejtë...

Ajo që ndodhi në Orissa është gjë e tmerrshme, sepse vdiqën qindra vetë, u shkatërruan qindra kisha, u rrafshuan mijëra fshatra, u shpërngulën mijëra të krishterë, katolikë e protestantë. E pse? Sepse u tha se Swami Lakshmananandën e kishin vratë të krishterët. Më vonë u zbulua se e kishin vrarë maoistët. Por kjo shkaktoi një progrom të tmerrshëm kundër të krishterëve dhe kundër institucioneve të krishtera si spitalet, lebrozaret, qendrat shoqërore, kooperativat etj... E gjitha, për të asgjësuar kontributin e të krishterëve në zhvillimin e Indisë.

Pavarësisht kësaj, kontributi i të krishterëve në Indi vijon të jetë i rëndësishëm...

Kontributi është i madh, sepse të krishterët kanë një aftësi të madhe kulturore, për të dialoguar dhe për t’u takuar. Dhe kryesisht për ata që njuk bëjnë pjesë në asnjë kastë është një mundësi, një revolucion shumë i rëndësishëm për jetën e tyre, sepse ata bëhen vetë subjekti i zhvillimit të vet. Në botën e kastave, përkundër, njerëzit janë të dënuar të mbeten të shtypur të tërë jetën dhe për të tëra jetët në vijim.

Rrjedha e re politike e Indisë dhe ardhja në pushtet e partisë nacionaliste ngjallin shqetësim...

Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse në shtete të ndryshme të Indisë ka grupe aktivistësh – fundamentalistë indu – që dhunojnë institucionet e krishtera, kishat, shkollat, etj... Ekziston mundësia që me ardhjen në pushtet të qeverisë Modi, domethënë të partisë nacionaliste, këto grupe, që përbëhen nga militantë të armatosur indu, të mund të gëzojnë edhe një farë mbrojtjeje.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama