2006-05-15 18:39:18

Ipeshkvijtë brazilianë dënojnë ashpër me anë të një note aktet e dhunshme të ndërmarra nga krimi i organizuar në vend e që deri tani kanë shkaktuar vdekjen e dhjetra personave.


Gjatë asamblesë të përgjithshme të Konferencës Ipeshkvnore Braziliane, ipeshkvijtë dënuan me vendosmëri aktet e dhunshme të javës së shkuar. Sulmet e përgatitura nga mafia dhe të drejtuara kundër shtetit dhe policisë shkaktuan vdekjen e 77 personave. “Asnjë arsye nuk mund të justifikojë dhunën,” - lexohet në notë, ku gjithashtu ftohen organet e drejtësisë që të kryejnë një reformë të thellë në sistemin e burgjeve. Shkak për revoltat u bë vendimi i gjykatës për transferimin e disa kriminelëve të rrezikshëm në një burg të sigurisë së lartë.








All the contents on this site are copyrighted ©.