2006-05-29 19:39:52

Ja argumentet kryesore të programit të 29 majit: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


RealAudioMP3 Në plan të parë të emisionit tonë të sotëm edhe njëherë heshtja dhe lutja e Papës Benedikti XVI në kampin nazist të shfarosjes në Aushvic dje pasdite në përfundim të shtegtimit të tij apostolik në Poloni.


Domethënia e vizitës së Benediktit XVI në kampet naziste të Aushvicit dhe Birkenaut. Në mikrofonin tonë flasin kryetari i rabinëve të Italisë Giuseppe Laras dhe kryetari i bashkësisë hebree të Romës Leon Paserman.


Nga aktivitetet e kishës në trojet shqiptare veçojmë: kremtimet në rrethin e Durrësit në mbylljen e muajit maj kushtuar Zojës.


Në Afganistan në përleshjet ndërmjet ushtarëve amerikanë dhe rebelëve humbën jetën 30 talebanë.


Apel nga Kina për të mos harruar: “Nënat e Sheshit Tienanmen”, në një letër dërguar udhëheqjes komuniste të Pekinit kërkojnë që autoritetet të zbardhin ngjarjet tragjike të 3-4 qershorit të vitit 1989, dhe të zbatojnë drejtësinë si edhe të mos persekutojnë më viktimat e lëvizjes studentore të atij viti.


Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviqi deklaroi se të enjtën me 1 qershor 2006 Mal i Zi do të shpallë zyrtarisht pavarësinë dhe ndarjen nga Unioni me Serbinë.


Pas skandalit të pedofilisë në Tiranë, kryeministri shqiptar Sali Berisha urdhëroi që të kryhen kontrolle të rrepta në të gjitha shtëpitë bamirëse ku ka të mitur.


Sot Kisha Katolike kremtoi Shën Ursulë Ledohosken.
Shenjtorët e javës.

Një përshëndetje të përzemërt të gjithë dëgjuesve të Radio Vatikanit nga redaksia e gjuhës shqipe. Në mikrofon....

Emisionin tonë mund ta ndiqni edhe në faqen tonë të internetit: dubël vë, dubël vë, dubël vë.radiovaticana.org.







All the contents on this site are copyrighted ©.