2006-06-02 15:03:44

Kalendari kishtar: 2 Qershor. Kisha përkujtoi Shën Marçelinin dhe Shën Pjetrin.


RealAudioMP3 Që të dy ishin të krishterë të bashkësive të para romake. Pasi u zbulua që ishin të krishterë u tërhoqën zvarrë jashtë Romës, në një vend që njihet me emrin “Dy lasuret”, gjatë rrugës Labicana, pranë trojeve të lateranëve, pikërisht atje ku sot lartohet bazilika e famshme e Shën Gjonit në Lateran. Këtu i detyruan t’i bëjnë varrin vetes duke e gërmuar me duar. Më pas ua prenë kokat. Trupat e tyre ranë në varrin e hapur dhe u mbuluan sakaq me dhé. Disa ditë më pas, matrona e përshpirtshme Lucila, i mori trupat e tyre dhe i varrosi me nderim.
Perandori Kostantin, sipas dëshirës e së emës, ngriti mbi eshtrat e martirëve një bazilikë madhështore e po aty, ndërtoi mauzoleun, ku vendosi trupin e Elenës, para sa ta çonte për të pushuar në banesën e fundit në Kostantinopojë.







All the contents on this site are copyrighted ©.