Solidariteti i bashkësisë ndërkombëtare autoriteteve e popullsisë së Irakut pas atentatit
në seli të Parlamentit të Baghdadit
(13.04.07 RV)Parlamenti i Irakut mbajti sot një seancë të jashtëzakonshme,
për të dënuar sulmin e djeshëm brenda ndërtesës së parlamentit. Presidenti i parlamentit
e ridimensionoi gjithsesi bilancin e atentatit, marrë përsipër sot nga një organizatë
pranë Al Kaidës. Është vrarë një deputet, e jo tetë siç u tha fillimisht, e janë plagosur
23 persona. Policia ka arrestuar tre punonjës të kafeterisë së parlamentit, të cilët
dyshohen për bashkëpunim në atentat. Parlamenti gjendet në të ashtuquajturën Zonë
e Gjelbërt, e njohur për shkallën e lartë të sigurisë.