(01.08.2007 RV)Qeveria shqiptare miratoi 'Marrëveshjen e liberalizimit të vizave'
me Bashkimin Evropian. Pritet që kjo marrëveshje të nënshkruhet në bllok nga vendet
e Ballkanit Perëndimor në vjeshtën e këtij viti.Kjo marrëveshje parashikon mekanizma
për lehtësimin e marrjes së vizave në ambasadat e shteteve evropiane me seli në Tiranë.
Kështu, do të ketë reduktim maksimal të dokumentacionit për kategori të përzgjedhura
ku përfshihen: funksionarë, anëtarë të delegacioneve zyrtare, biznesmenë, gazetarë,
përfaqësues të bashkësive; nxënës, studentë; sportistë; familjarë të qytetarëve shqiptarë
me banim të ligjshëm në një nga vendet e BE-së.