2007-08-02 17:41:38

Sot u përkujtua Shën Euzebi, ipeshkëv i Verçelit.


(02.08.2007 RV) Shën Euzebi, që njihet me atributin “i Verçelit”, gjë që zakonisht tregon vendlindjen, në të vërtetë lindi në Sardenjë. Emrin Euzeb e mori në Romë ku, si vendosi të kthehej në fenë e krishterë, qe pagëzuar nga Papa Euzebi. Ishte shok i ngushtë me Liberin, që më pas do të bëhej papë. I bashkonte dëshira për ta jetuar deri në fund të fundit Ungjillin. Gjatë veprimtarisë së tij si ipeshkëv i Vercellit, vend që i dha atributin, hasi vështirësi të mëdha aq sa, për qëndrimin e tij të palëkundur, u internua nga perandori arian Kostanci, së bashku me ipeshkvin e Milanos, Dionizin. Por që të dy patën fatin të riktheheheshin në selitë e tyre ipeshkvnore. Shën Euzebi e drejtoi Kishën e Verçellit me urti e shenjtëri edhe dhjetë vjet pasi u kthye nga internimi. E ashtu si kishte jetuar me frymën e Ungjillit, ashtu edhe vdiq. Kur ai mbylli sytë edhe viti 371 numronte ditët e fundit.







All the contents on this site are copyrighted ©.