2007-08-04 18:03:03

Prefekti i Arkivit Sekret të Vatikanit ngrihet në dinjitetin ipeshkvnor.


(05.08.2007 RV)Papa Benedikti XVI ngriti në dinjitetin e ipeshkvit atë Sergjio Paganon, prefekt i Arkivit Sekret të Vatikanit dhe i caktoi selinë titullare të Selenes, duke vlerësuar kështu punën e kryer dhjetë vjetët e fundit nga rregulltari barnabit.
I lindur në Gjenovë 58 vjet më parë, Atë Pagano është autor i 130 veprave shkencore. Në veprën e tij të fundit “Kartat e ‘tryezës kishtare”, dy vëllime, hartuar në bashkëpunim me Alejandro Dieguez, publikoi dokumentet e arkivit privat të Piut X, që hedhin dritë të re mbi një papni problematike, por edhe vendimtare për historinë e katolicizmit bashkëkohor. Ngritja e Atë Paganos në dinjitein ipeshkvnor, pason ngritjen në të njëjtin dinjitet të salezianit Rafaele Farina, prefekt i Bibliotekës Apostolike.







All the contents on this site are copyrighted ©.