2007-08-13 17:11:40

Atë Gjankarlo Bosi ndodhet në Itali, i rrethuar nga përzemërsia e familjarëve.


(13.08.2007)Atë Gjankarlo Bosi, meshtari i Institutit të Misioneve të Jashtme, rrëmbyer më 10 qershorin e kaluar në ishullin Mindanao e liruar pas 39 ditësh, të kaluara në duart e rrëmbyesve, në juglindje të Filipineve, arriti dje në Itali. “Jam krejt mirë e tepër i kënaqur. Dua të rikthehem në shtëpi sa më shpejt që të jetë e mundur” – këto janë fjalët që u tha misionari gazetarëve të shumtë, që kishin dalë ta prisnin. E më pas, takoi familjarët. Arritja e tij u prit me një britmë gëzimi, shoqëruar nga duartrokitjet e përgjithshme. Misionari dëshiron të rikthehet sa më shpejt në Filipine, në fshatin Paiao. Këtë kuptim ka për të fjala “në shtëpi”. Më 1 e 2 shtator Atë Bosi do të jetë në Loreto, për t’u takuar me Papën, të cilin do ta falënderojë për solidaritetin, por edhe për t’u dhënë të rinjve dëshminë e tij, duke i ftuar të reflektojnë për misionin.







All the contents on this site are copyrighted ©.