2007-08-16 18:01:28

Tension ndërmjet KFOR-it e Serbisë


(16.08.2007 RV)Tension ndërmjet komandatit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralit gjerman Roland Kater dhe qeverisë së Beogradit, pas deklaratave të ushtarakut, sipas të cilit statusi i rajonit duhet të përcaktohet sa më shpejt. Nëse kjo nuk ndodh rrezikohet kthimi i kaosit dhe dhunës.
Kater citohet sot nga agjensia Vip, për të cilën ai shpjegon se ekzistojnë grupe apo individë që të nxitur nga ndjenja frustrimi, mund të shkaktojnë probleme në Kosovë. Sipas qeverisë serbe, këto argumente përdoren për të bindur bashkësinë ndërkombëtare që t’i japë pavarësinë Kosovës, për të mos pasur probleme në të ardhmen. Ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiç akuzoi pa doreza NATO-n se dëshiron ta kthejë Kosovën “në një shtet satelit”, që u përgjigjet interesave gjeopolitike të amerikanëve në Ballkan dhe atyre të klaneve mafioze lokale.
Në këtë linjë, ka mbajtur qëndrim edhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, sipas të cilit Bashkimi Evropian dhe SHBA-të po predikojnë “tërheqjen para dhunës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.