2007-08-21 18:05:40

GNK: Kosova e pavarur në vitin 2008. Ta shpallë BE-ja


(21.08.2007 RV)Grupi ndërkombëtar i Krizave, me seli në Bruksel, deklaroi sot se Bashkimi Evropian duhet të marrë përsipër përgjegjësinë që i takon dhe ta deklarojë Kosovën të pavarur, më së shumti, në pranverën e vitit 2008. Kosova është një minë me sahat në oborrin e Evropës, thekson Grupi, i cili mendon se bisedimet e reja serbo-kosovare nuk do të sjellin asnjë rezultat të ri.

Ministri i jashtëm shqiptar përsërit qëndrimin e Tiranës për Kosovën. Pas bisedimeve 120 ditëshe duhet të zbatohet automatikisht plani i Ahtisarit. Ndarja e Kosovës, apo shkëmbimi i territoreve është plan i vjetër anakronist i Serbisë, ka pohuar Lulzim Basha.







All the contents on this site are copyrighted ©.