2007-08-28 20:25:10

184 mijë hektarë vegjetacion, shkrumb në Greqi


(28.08.2007 RV)Në Greqi janë djegur 184 mijë hektarë vegjetacion, vetëm në datat 24 deri më 26 gusht. Të dhënat vijnë nga Sistemi evropian i informacionit mbi zjarret pyjore, i cili sqaron se që nga fillimi i vitit, në Greqi, janë kthyer në hi 269 mijë hektarë pyje. Në Peloponez u shënua sot edhe një tërmet 5 ballësh, sipas shkallës Rihter, e në Athinë, një tjetër prej 4,4 ballësh, për fat të mirë pa dëme.







All the contents on this site are copyrighted ©.