2007-08-31 18:22:11

Rusia: OK ndarjes së Kosovës nëse merren vesh palët


(31.08.2007 RV)Rusia do ta pranojë ndarjen e Kosovës, nëse ajo do të vinte si rezultat i një marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kështu deklaroi ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili nënvizoi se Moska do të mbështesë çdo gjë të dalë nga kompromisi ndërmjet palëve.

Gjenerali francez, Ksavier Bu dë Marnak mori sot postin e komandantit të misionit ndërkombëtar paqeruajtës në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO ja. Largohet pra komandanti aktual, gjenerali gjerman, Roland Kater. Në ceremoninë e rastit, përveç zyrtarëve më të lartë vendës dhe ndërkombëtarë, ishte i pranishëm edhe komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali amerikan, Hari Ulrih. Ai deklaroi se NATO-ja do të mbetet gjithnjë pikë referimi për sigurinë në Kosovë.







All the contents on this site are copyrighted ©.