2007-11-09 18:04:26

Flamuri shqiptar vetëm në ditë festash në Maqedoni


(09.11.2007 RV)Një autobus me pasagjerë është sulmuar mbrëmë me armë në Pejë të Kosovës. Sipas policisë, plumbat nuk kanë prekur asnjë udhëtar. Motivet e këtij akti mbeten të panjohura për momentin.

Maqedoni, Hyn ne fuqi vendimi – Flamuri Shqiptar vetem ne dite festash
Sipas ligjit te ndryshuar, flamuri shqiptar mund te perdoret vetem ne ditet e festave te komunes, pasi aty eshte hequr fjala "gjithmone" dhe kane mbetur vetem fjalet "ne ditet e festave, edhe ne rastet e komunave me popullsi shqiptare". Per pasoje, ne objektet shteterore do te perdoret vetem flamuri i Maqedonise edhe ne rastet e vizitave te delegacioneve te huaja. Vendimi i Gjykates Kushtetuese u mor me 24 tetor, po Fletorja Zyrtare nuk e botoi, pasi ai ishte marre ne prani te kryetarit dhe ish firmosur nga nje anetar i Gjykates pa te drejte firme. Vete kryetari i Gjykates Kushtetuese, Mahmut Jusufi dha doreheqjen pasi votoi kunder ketij ndryshimi te ligjit. Disa dite pas doreheqjes se Jusufit, ne krye te Gjykates Kushtetuese te Maqedonise u zgjodh Trendafil Ivanovski. (marre nga News 24)








All the contents on this site are copyrighted ©.