(21.12.2007 RV)Nesër, kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli
i dorëzon presidentit të Konferencës Ipeshkvnore, imzot Rrok Mirditës një medalje
që është e dikujt tjetër. Në pamundësi për të qenë i pranishëm, Urdhëri i Skënderbeut
i akorduar nga presidenca e Republikës për dom Nikollë Kaçorrin, një nga protagonistët
e nënshkruesit e pavarësisë së Shqipërisë, tërhiqet nga imzot Mirdita. Ceremonia do
të zhvillohet nesër e për hollësitë do t’ju njoftojmë në programet e ardhshme.
Këshilli
i Imuniteteve në parlamentin e Shqipërisë votoi sot njëzëri heqjen e imunitetit
për Ministrin aktual të Transporteve, Lulzim Basha. Kryetarja e Këshillit e njëkohësisht
e parlamentit, Jozefina Topalli kërkoi që imunitetit i deputetëve të hiqet sa herë
ta kërkojë drejtësia. Gjithsesi vota përfundimtare i takon Kuvendit. Përfundoi kështu
odiseja e nisur që me shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku e me zgjedhjen
e presidentit të Republikës. Dikush pretendon se edhe ky vendim është pjesë e pazareve
të politikës.