2008-01-08 17:40:25

Alarm meningjit në Shqipëri, pavarësisht se mjekët qetësojnë


(08.01.2008 RV)Alarmi për sëmundjen e meningjitit ka vënë në gatishmëri të gjithë sistemin shëndetësor në Shqipëri. Tri raste, ndër të cilat një tre-vjeçare e shtruar në Tiranë, në përmirësim e sipër, kanë bërë që Ministria e Shëndetësisë të japë alarmin. Me anë të një shkrese zyrtare që ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, u ka dërguar dje të gjitha institucioneve shëndetësore, mjekët ftohen të shqyrtojnë çdo rast me imtësinë më të madhe dhe me të gjithë kujdesin e nevojshëm për ta kapur sëmundjen brenda 24 orëve të para dhe për ta trajtuar pastaj atë me të gjitha mjetet në dispozicion.







All the contents on this site are copyrighted ©.