2008-01-15 18:08:19

Vazhdon në Itali fushata për pezullimin e aborteve


(15.01.2008 RV)RealAudioMP3 Vazhdon në Itali fushata për pezullimin e aborteve. Nga ana tjetër, shumë politikanë në favor të këtij propozimi po impenjohen që komunat të arrijnë marrëveshje me dyqanet e firmat e ndryshme për të furnizuar me prodhime falas për fëmijët Qendrat e Ndihmës për Jetën. Po a është pezullimi i aborteve një objektiv që mund të arrihet? Në mikrofonin tonë, Paola Bonci, presidente e Qendrës së Ndihmës për Jetën në klinikën Manxhagali të Milanos:
Besoj që po, e jam shumë e kënaqur që po flitet për këtë. Prej kohësh po rrinim pak si tepër urtë. Ne jemi formuar për të dëgjuar gra të panjohura, që ndoshta nuk do t’i takojmë kurrë më e që na tregojnë për vetminë e për lodhjen e tyre. Nëse kjo lodhje nga jeta është e tipit ekonomik, ndihma që ne u ofrojmë bën që të vendosin për vazhdimin e shtatzanisë. Ka persona që nuk i kanë këto probleme, e atëherë fillon një këshillim njerëzor dhe ekzistencial që i bën gratë të nxjerrin në pah historitë e tyre shpesh të vështira në familje.

Presidenti amerikan Bush ndodhej sot në Riad, etapa e parafundit e vizitës së tij në Lindjen e Mesme. Pasi paralajmëroi Iranin që të mos provokojë në ujrat e Gjirit Persik, duke e kërcënuar se do të ketë pasoja, Bush i kërkoi mbretit të Arabisë Saudite, Abdullah që të ndërhyjë pranë OPEK-ut për të ulur çmimin e naftës, e cila ka arritur në nivele shumë të larta.
Nga delegacioni i presidentit amerikan, u largua për një vizitë të papritur në Bagdad, sekretarja e shtetit, Kondolica Rajs. Qëllimi i saj është t’i shtyjë qeveritarët irakianë të bëjnë hapa të tjera drejt pajtimit kombëtar, pas ripranimit në jetën publike të ish-drejtuesve të partisë Baath të Sadam Hyseinit.







All the contents on this site are copyrighted ©.