2008-01-23 18:33:49

Maqedonia u shpjegon europarlamentarëve vizat me Shqipërinë


(23.01.2008 RV)Parlamentarët evropianë morën në pyetje ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Antonio Milloshovski për ligjin e ri të vizave, që shkaktoi reagime nga Shqipëria. Sipas Milloshovskit, nuk ka një regjim të ndryshëm vizash me Shqipërinë, por Shkupi nuk është më në gjendje t’i japë ato në dogana dhe në pikat kufitare, prandaj vizat do të mrren vetëm në ambasada dhe konsullata. Ministri maqedonas madje, akuzoi Tiranën se “de jure” ka hequr vizat me Maqedoninë një vit më parë, por “de facto” në kufi është kërkuar taksa e hyrjes për qytetarët maqedonas me etni jo shqiptare. Në shkurt do të mbahet një takim dypalësh në Bruksel, gjatë të cilit do të sqarohet edhe ky problem.







All the contents on this site are copyrighted ©.