2008-02-04 16:50:51

Atentat kamikaze në Izrael: 3 të vdekur në Dimonë


(04.02.2008 RV)Pas një pauze prej mëse një viti, terrorizmi palestinez godet sërish në zemër të Izraelit. Një kamikaze shpërtheu në një qendër tregtare në Dimona, duke vrarë së paku 1 person dhe duke plagosur rreth dhjetë të tjerë. Një atentator tjetër u vra nga rojet para se të shpërthente. Akti u mor përsipër nga Martirët Al Akça, që konsiderohen politikisht afër partisë Al Fatah të presidentit palestinez Abu Mazen. Në Dimonë ndodhet një reaktor bërthamor, por nga pikpamja shoqërore, qyteti është një nga zonat me popullsinë më të varfër të Izraelit.







All the contents on this site are copyrighted ©.